Argjentina ka mposhtur Francën në finalen e Kupës së Botës në Katar 2022.
Ishte padyshim futbollisti Lionel Messi ai që shënoi historinë duke e fituar trofeun e vetëm që i kishte shpëtuar deri më tani.
Argjentinasi ka një numër të madh të fansave edhe në vendin tonë dhe në mesin e tyre edhe aktorin e njohur, Fatmir Spahiu-Bufin.
Pas përfundimit të ndeshjes i lumtur për triumfin e Argjentinës, aktori shqiptar bëri edhe një postimi për futbollistin 35-vjeçar.
“Messi është lojtari më i madhi i tona kohërave”, ka shkruar aktori në postim.
Kujtojmë që po në këtë ditë aktori po feston edhe ditëlindjen e tij dhe fitoren e Argjentinës në Kampionatin Botëror e konsideroi edhe si dhuratë për të.
“Le të jetë e shënuar kjo datë, 18 dhjetor 2022. Një herë në jetë bon vaki kjo. 1. Ditëlindja ime, 2. Finalja e botërorit Qatar 2022, 3. Messi i solli Argjentinës kupën e botës. Faleminderit FIFA për këtë dhuratë. Faleminderit familja ime”, ka shkruar Spahiu në një tjetër postim. /Telegrafi/