Familjet e një pjesë të të arrestuarve për ngjarjet e 27 prillit të cilët javën e kaluar u dënuan me mbi 10 vite burg, dorëzuan ankesë tek Avokati i Popullit kundër vendimit të gjyqtares Dobrilla Kacarska për paraburgimin.
Familjet reagojnë se paraburgimi i u është caktuar në kundërshtim me ligjin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjyqtarja Kacarska pa bazë ju caktoi masë të re të paraburgimin një pjese të të akuzuarve që kanë dhënë garanci të mbrohen në liri, dhe ishte pranuar nga Gjykata Penale dhe vërtetuar nga Gjykata e Apelit. Avokati i Popullit tha se do ta shqyrtojë ankesën dhe do të reagojë nëse vërtetohen shkelje të të drejtave të njeriut”, thonë familjarët.
Edhe avokatët e të dënuarve thanë se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me Ligjin e procedurës penale./Telegrafi/