LAJMI I FUNDIT:

Falcao: Nuk po mendoj për transfer

Falcao: Nuk po mendoj për transfer

Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao, ka thënë se ai nuk po mendon që të largohet nga Atletico Madridi dhe thotë se ai është i fokusuar vetëm në fitimin e titujve me klubin nga Vicente Calderon.

“Jam vërtet shumë i lumtur në shtëpinë time këtu në Madrid dhe jam ende nën kontratë këtu”.


“Unë jam i sigurtë se do të shijoj jetën edhe në një kampionat tjetër ndonjëherë në karrierën time, por tani për tani po mendoj vetëm për klubin tim, jam duke u ngritur si lojtar dhe po bëj më të mirën që të fitojmë trofe”, është shprehur Falcao.