LAJMI I FUNDIT:

Fabrika kosovare që po shtrihet në Evropë e më gjerë me produktet e saja

Fabrika kosovare që po shtrihet në Evropë e më gjerë me produktet e saja

Duke qenë të specializuar në prodhimin e kaldajave, kaminave dhe radiatorëve, ENRAD i ka zgjeruar kapacitetet e saja prodhuese dhe aktualisht eksporton më shumë se 60% të produkteve në tregun e jashtëm: si Kroaci, Slloveni, Greqi, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri, Serbi, etj. Produktet e ENRAD karakterizohen me dizajn modern, cilësi të lartë dhe efiçencë mbi 93%.

Produktet e ENRAD-it prodhohen në bazë të standardeve Evropiane, duke qenë të certifikuara me markat CE nga Instituti HLK me bazë në Shtutgart, për deri sa menaxhimi i sistemit te kualitetit bëhet sipas standardeve ISO 9001, të cerfikuara nga TUV Austria.

Fokusi kryesor është përqendruar në kursim të energjisë, duke e bërë kështu ENRAD-in pjesë të programit të GEFF-it. GEFF në Ballkanin Perëndimor është pjesë e programit ndërkombëtar të BERZH-it, ndërsa në Kosovë implementohet edhe nga Banka TEB. Ky program ka për qëllim që t’i financojnë mundësitë e individëve apo bizneseve të investimit të gjelbër (financimin me kredi të gjelbër), ku 20% e vlerës ofertohen në formë të grantit.

ENRAD ka mbi 200 punëtor, përfshirë inxhinierë, dizajner, teknik dhe saldues të ndryshëm të trajnuar dhe të vlerësuar nga ekspertë gjerman dhe të kualifikuar sipas standardeve të caktuara nga Komiteti Europian për Standardizim.

Produktet e prodhuara ENRAD do të ofrohen me Starcard deri më 12 këste pa interes.

Për më shumë informata vizitoni Enrad në Rr. Mulla Idrizi nr.26, Gjilan ose kontaktoni përmes:
Website: www.enrad-ks.com
Facebook
Tel: +383280324430

Artikull i Sponsoruar