Site icon Telegrafi

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbajtur një takim të tij të parë të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë që nga inaugurimi i tij muajin e kaluar.

Gjatë këtij takimi ai ka folur edhe për llojin e garancive të sigurisë që ai është i gatshëm të bëjë me Ukrainën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“… Ne do ta bëjmë Evropën ta bëjë këtë sepse… ne po flasim për Evropën që është fqinji i tyre, por ne po sigurohemi që gjithçka të shkojë mirë”.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen për mineralet me Ukrainën, pasi i tha kabinetit të tij se Volodymyr Zelenksy do të vizitojë SHBA-në të premten.

“Marrëveshja që ne po bëjmë na sjell pasuri të madhe”, ka shtuar Trump.

“Ne i kthejmë paratë që kemi shpenzuar dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje ta rregullojmë këtë”.

Trump vazhdon duke thënë se është një “marrëveshje e shkëlqyer edhe për Ukrainën”, duke sugjeruar se do të ketë “siguri automatike” sepse “askush nuk do të ngatërrohet me njerëzit kur të jemi atje”.

Më herët sot, Zelenskyy tha se “ne nuk do të kemi një paqe vërtet të drejtë” pa garanci sigurie.

Ai shtoi: “Ne duam të kemi një armëpushim, por nëse nuk kemi siguri asgjë nuk do të funksionojë”. /Telegrafi/

Exit mobile version