LAJMI I FUNDIT:

”Evropa 2013 – transporti postarë”

”Evropa 2013 – transporti postarë”

Posta e Kosovës ka lëshuar të enjten, në qarkullim postarë, emisionin e ri të pullave postare ”Evropa 2013 - transporti postarë”. Në kuadër të këtij emisioni me një paraqitje vizuale trajtohet zhvillimi i teknologjisë përmes zhvillimit të transportit postarë.

Dikur dërgesat postare janë bartur me qerre me kuaj së bashku me udhëtarë, ku udhëtimi i dërgesave ishte shumë i gjatë. Zhvillimi i teknologjisë së transportit mundësoj përshpejtimin e udhëtimit të dërgesave postare përmes transportit hekurudhor, ajror dhe tokësorë.

Tani nga vendet më të largëta të Botës, koha e arritjes së dërgesës postare në destinacion nuk matet më me muaj, por me ditë. Shërbimet postare janë pjesë e pandashme e përditshmërisë së qytetarëve, institucioneve dhe subjekteve ekonomike.


Shpejtësia, siguria dhe besueshmëria në ofrimin e shërbimeve ka ndikuar që Posta e Kosovës ta zgjeroj veprimtarinë e vet në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik.

Tani mjetet e transportit postarë janë në dispozicion të qytetarëve jo vetëm për përmbushjen e kërkesave për shërbime postare, por edhe të kërkesave të ndërlidhura me veprimtarinë ekonomike dhe nevojave të ndryshme të qytetarëve. /Telegrafi/