LAJMI I FUNDIT:

Evra: Ferguson do të na përzë nëse nuk e fitojmë titullin

Evra: Ferguson do të na përzë nëse nuk e fitojmë titullin

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra, thotë se Sir Alex Ferguson do t’i përzë të gjithë lojtarët nëse nuk e fitojnë titullin e Ligës Premier edhe këtë edicion.

Në një moment të sezonit të kaluar, Djajtë e Kuq ishin tetë pikë përpara përcjellësit të parë, por në fund e humbën titullin me pikë të barabarta me Manchester Cityn.

Aktualisht, ata gjenden gjashtë pikë përpara rivalit lokal dhe futbollisti francez mendon se menaxheri do t’i shkarkojë të gjithë nëse nuk shpallen kampionë.


“Nuk do të ishte aspak mirë, as për tifozët as për lojtarët, për askënd. Më kujtohet mirë sezoni i kaluar dhe humbja e titullit, edhe pse kishim diferencë të dukshme”, ka thënë Evra, ndërsa transmeton The Sun. /Telegrafi/