Një anëtar i Parlamentit Evropian që përfaqëson partin, Fidesz të kryeministrit hungarez, Victor Orban, ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i tij në Bruksel, pasi u kap duke lënë një orgji prej të paktën 25 burrash në të cilën ai mori pjesë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Jozsef Szajer dha dorëheqje si eurodeputet të dielën pasi pranoi shkeljen e rregullave të rrepta të bllokimit në Belgjikë për të marrë pjesë në një festë seksi.
Policia gjeti 25 burra të zhveshur në mbledhje, përfshirë dhe Szajer dhe një numër diplomatësh.
Qeveria hungareze e Orban i ka kufizuar të drejtat e komunitetit LGBTQI që kur ai u zgjodh kryeministër në vitin 2010.
Szajer i cili përfaqëson partinë Fidesz në Parlamentin Evropian, ndihmoi në rishkrimin e kushtetutës së Hungarisë për të “mbrojtur institucionin e martesës si bashkimin e një burri dhe të një gruaje”.
Sipas The Guardian, eurodeputeti hungarez ishte përpjekur të shpëtonte nga vendi i ngjarjes duke arratisur nga një dritare e banesës së katit të parë para se të dallohej nga një kalimtar duke ikur përgjatë ullukut.
“Pasi policia kërkoi identitetin tim, meqenëse nuk kisha ID, deklarova se isha eurodeputet”, tha ai duke kërkuar falje për incidentin.
“Më vjen keq për shkeljen e masave kufizuese ndaj COVID-19, ishte e papërgjegjshme nga ana ime”, deklaroi Szajer. /Telegrafi/