Uellsi

Uellsi nën drejtimin e yjeve Gareth Bale dhe Aaron Ramsey do të jenë ekip i mirë për tu parë në këtë Kampionat Evropian.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Ndeshje në Grupin A

12/06: Uells – Zvicër 1-1 (Baku)

16/06: Turqi – Uells 0-2 (Baku)

20/06: Itali – Uells 1-0 (Romë)

Rezultatet në Grupin E të kualifikimeve: Ndeshje 8, fitore 4, barazime 2, humbje; Golëdallimi 10:6

Shënuesit kryesor në kualifikime:  Gareth Bale (2), Kieffer Moore (2), Aaron Ramsey (2)

Klasifikimi më i mirë në histori

Kampionatet Evropiane: Gjysmëfinale

UEFA Euro 2016: Gjysmëfinale

Trajneri: Robert Page

Një ish-mbrojtës, i cili ka luajtur për disa klube përfshirë Watford, Sheffield United apo Coventry që ka zhvilluar edhe 41 ndeshje për Uellsin. Page ka filluar karrierën e tij menaxheriale me Port Vale dhe Northampton Town vite më parë. Ai iu bashkua Uellsit fillimisht në grupmoshat U-21 si trajner i parë, para se të bëhej asistent në Kombëtaren A dhe më vonë ta marrë drejtimin si trajner i parë.

Lojtari kryesor: Gareth Bale

Gareth Bale është futbollisti kryesor i Uellsit në këtë kampionat evropian. Ai ka shënjestër që të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje ndërkombëtare për Kombëtaren e tij. Bale ka ndikim të madh si brenda ashtu edhe jashtë fushës,  derisa ka shënuar gola të rëndësishëm gjatë karrierës me Kombëtaren që nga viti 2006 kur debutoi.

Futbollisti që duhet ndjekur: Ethan Ampadu

Është vetëm 20 vjeçar, derisa aftësia e Ampadu për të luajtur në mbrojtje dhe mesfushë e ka bërë atë një futbollist të rëndësishëm për Uellsin. I qetë me topin, Ampadu mund të luaj në të gjitha pozitat e mbrojtjes, derisa luan mjaftë mirë edhe në mesfushë.

A e dini se…

Është themeluar në vitin 1876 dhe Federata e Futbollit të Uellsit është e treta më e vjetër në futbollin botëror pas Anglisë (1863) dhe Skocisë (1873).

Lista me 26 lojërat e ftuar nga Uellsi

Portierët: Adam Davies (Stoke City), Wayne Hennessey (Crystal Palace), Danny Ward (Leicester City)

Mbrojtësit: Ethan Ampadu (Chelsea), Ben Cabango (Swansea City), Ben Davies (Tottenham), Chris Gunter (Charlton Athletic), Tom Lockyer (Luton Town), Chris Mepham (Bournemouth), Rhys Norrington-Davies (Sheffield United), Connor Roberts (Swansea City), Joe Rodon (Tottenham), Neco Williams (Liverpool)

Mesfushorët: Joe Allen (Stoke City), David Brooks (Bournemouth), Rubin Colwill (Cardiff City), Daniel James (Manchester United), Dylan Levitt (Manchester United), Joe Morrell (Luton Town), Aaron Ramsey (Juventus), Matthew Smith (Manchester City), Jonny Williams (Cardiff City), Harry Wilson (Liverpool)

Sulmuesit: Gareth Bale (Real Madrid), Kieffer Moore (Cardiff City), Tyler Roberts (Leeds United)