Suedia

Suedia duhet të mundohet të shkaktojë befasi pa sulmuesin kryesor Zlatan Ibrahimovic, pasi 39-vjeçari pësoi dëmtim dhe është tërhequr nga Euro 2020.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Ndeshjet në Grupin E

14/06: Spanja vs Suedia (Seville)

18/06: Suedia vs Sllovakia (St Petersburg)

23/06: Suedia vs Polonia (St Petersburg)

Faza kualifikuese

Rezultatet në grupin F: 10 ndeshje, 6 fitore, 3 barazime,  1 humbje: Goldallimi: 23:9

Golashënuesi më i mirë në kualifikime: Robin Quaison (5)

Klasifikimi më i mirë në histori

Kampionatin Evropian: Gjysmëfinale (1992)

UEFA EURO 2016: Eliminim në fazën e grupeve

Trajneri: Janne Andersson

Truri prapa kësaj Suedie është Andersson që mori drejtimin e kombëtares në vitin 2016, duke e kthyer fillimisht në Kampionatin Botëror pas 12 vitesh mungesë.

Lojtari kryesor: Emil Forsberg

I shpejtë, kreativ dhe fizikisht i fortë, mesfushori i RB Leipzig, do ta drejtojë sulmin e Suedisë. Ai ka goditje të mirë, ndërsa godet mirë edhe ndërprerjet.

Lojtari që duhet parë: Kristoffer Olsson

Mesfushori i Krasnodar ka një talent për driblime dhe pasime të mençura që janë po aq edhe efektive. Ai mund të jetë lojtari i së ardhmes dhe befasia e Suedisë.

A e dini se…

Në vitin 1992, Suedia si vendase ishte në grup me Anglinë, Francën dhe fituesin e turnet Danimarkën, duke dalë e para në grup. U mundën në gjysmëfinale nga Gjermania 3-2.

Lista me 26 lojtarët e ftuar nga Suedia

Portierët: Karl-Johan Johnsson (København), Kristoffer Nordfeldt (Gençlerbirliği), Robin Olsen (Everton)

Mbrojtësit: Emil Krafth (Newcastle United), Victor Lindelof (Manchester United), Marcus Danielson (Dalian Yifang), Pierre Bengtsson (Vejle), Ludwig Augustinsson (Werder Bremen), Pontus Jansson (Brentford), Filip Helander (Rangers), Mikael Lustig (AIK), Andreas Granqvist (Helsingborg)

Mesfushorët: Emil Forsberg (Leipzig), Ken Sema (Watford), Viktor Claesson (Krasnodar), Dejan Kulusevski (Juventus), Sebastian Larsson (AIK), Albin Ekdal (Sampdoria), Kristoffer Olsson (Krasnodar), Jens-Lys Cajuste (Midtjylland), Mattias Svanberg (Bologna), Gustav Svensson (Guangzhou)

Sulmuesit: Marcus Berg (Krasnodar), Alexander Isak (Real Sociedad), Robin Quaison (Mainz), Jordan Larsson (Spartak Moska).