Spanja

Spanja do të tentojë të kthejë kurorën në Evropë, me një skuadër të përtërirë, ku mungojnë emrat e njohur të së kaluarës, në e mesin e tyre edhe Sergio Ramos.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Ndeshjet ne Grupin E

14/06: Spanja – Suedia (Sevilla)

19/06: Spanja – Polonia (Sevilla)

23/06: Sllovakia – Spanja (Sevilla)

Faza kualifikuese

Rezultatet në Grupi F: 10 ndeshje, 8 fitore, 2 barazime, 0 humbje: Goldallimi 31:5

Golashënuesi më i mirë në kualifikime: Alvaro Morata, Sergio Ramos, Rodrigo (4)

Klasifikimi më i mirë në histori

Kampionati Evropian: Fitues (1964, 2008, 2012)

UEFA EURO 2016: raundi 1/16, humbje 2-0 nga Italia

Trajneri: Luis Enrique

Luis Enrique u largua në qershor 2019 për arsye personale, por u kthye ne nëntor pasi kualifikimi ishte siguruar. Ai e ka drejtuar Barcelonën me sukses, duke e fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2015.

Lojtari kryesor: Gerard Moreno

Ai është në formën jetësore, duke e rritur edhe vetëbesimin me fitore në finalen e Ligës së Evropës. Ai mund të gjuajë me të dy këmëbët, ndërsa luan si nëntë fals, por Enrique di ta aktivizojë edhe si numër 10.

Lojtari që duhet parë: Pedri

Ka pasur gjithmonë talente të mirë në Spanjë, por këtë vit 18 vjeçari Pedri, ka treguar nivel të lartë të lojës.

Ai është kthyer në një lojtar formacioni te Barcelona, duke dominuar në mesfushën e Spanjës. Paraqitjet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme.

A e dini se…

Spanja është e vetmja kombëtare që ka arritur ta mbrojë titullin e fituar, duke e bërë këtë në vitin 2012, pas atij të fituar në 2008.

Lista me 26 lojtarët e ftuar nga Spanja

Portier: David de Gea (Manchester United), Unai Simon (Athletic), Robert Sánchez (Brighton & Hove Albion)

Mbrojtës: Jose Gaya (Valencia), Jordi Alba (Barcelona), Pau Torres (Villarreal), Aymeric Laporte (Manchester City), Eric García (Manchester City), Diego Llorente (Leeds United), Cesar Azpilicueta (Chelsea)

Mesfushorë: Thiago Alcántara (Liverpool), Sergio Busquets (Barcelona), Koke (Atlético), Marcos Llorente (Atletico), Dani Olmo (Leipzig), Rodri (Manchester City), Fabián Ruiz (Napoli), Pablo Sarabia (Paris), Ferran Torres (Manchester City), Adama Traore (Wolves)

Sulmues: Alvaro Morata (Juventus), Gerard Moreno (Villarreal), Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Pedri (Barcelona).