Sllovakia

Sllovakia është një nga kombëtaret modeste që do të luajë në Euro 2020, ku do të mundohet të thotë fjalën e saj.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Ndeshjet e Grupit E

14/06: Polonia vs Sllovakia (Shën Petersburg)

18/06: Suedia vs Sllovakia (Shën Petersburg)

23/06: Sllovakia vs Spanja (Sevilla)

Faza kualifikuese

Rezultatet në Grupit E: 8 ndeshje, 4 fitore,  1 barazim, 3 humbje: Goldallimi 13:11

Play-off: Republika e Irlandës (vendas) 0-0, penallti 4-2; Irlanda e Veriut (mysafir) 2-1 koha shtesë

Golashënuesi më i mirë në kualifikime: Robert Bozenik, Marek Hamsik, Juraj Kucka (3)

Klasifikimi më i mirë në histori

Kampionati Evropian: Raundi 1/16 (2016)

EURO 2016: Raundi 1/16, humbje 3-0 nga Gjermania

Trajner: Stefan Tarkovic

Ishte pjesë e stafit kur mori drejtimin në tetor, pasi Pavel Hapal u largua. Tarkovic ishte pjese e stafit të Jan Kozak për EURO 2016.

Lojtari kryesor: Marek Hamsik

Lojtari më më shumë paraqitje i Sllovakisë dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, tani kapiteni 33-vjeçar mbetet zemra e ekipit kombëtar.

Hamsik dikton lojën nga mesfusha dhe i jep energji dhe qëndrueshmëri. Është e vështirë të imagjinohet një skuadër e suksesshme sllovake pa të.

Lojtari që duhet parë: Tomas Suslov

“Unë i thashë babait tim se do të luaja me Marek Hamsik një ditë”, kishte thënë anësori i majtë Suslov. 18-vjeçari ia arriti qëllimit nëntorin e kaluar.

I riu i Groningen ka premisa të mëdha që të bëhet yll në futboll.

A e disi se..

Tetë lojtar të Çekosllovakisë nga formacioni bazë që luajtën në fituan finalen e 1976 ishin nga Sllovakia.

Lista me 26 lojtarët e ftuar nga Sllovakia

Portierë: Martin Dubravka (Newcastle), Marek Rodak (Fulham), Dusan Kuciak (Lechia Gdansk)

Mbrojtës: Peter Pekarik (Hertha), Ľubomir Satka (Lech Poznan), Denis Vavro (Huesca), Milan Skriniar (Inter), Tomas Hubocan (Omonoia), Jakub Holubek (Gliwice)

Mesfushorë: Marek Hamsik (IFK Goteborg), Stanislav Lobotka (Napoli), Patrik Hrosovsky (Genk), Juraj Kucka (Parma), Ondrej Duda (Koln), Robert Mak (Ferencvaros), Vladimir Weiss (Slovan Bratislava), Laszlo Benes (Augsburg), Lukas Haraslin (Sassuolo), Tomas Suslov (Groningen), Matus Bero (Arnhem), Erik Jirka (Mirandes)

Sulmues: Michal Duris (Omonoia), Robert Bozenik (Feyenoord), David Strelec (Slovan Bratislava)