Skocia

Skocia arriti të kualifikohej në Euro 2020 pasi mundi Serbinë me penallti në fazën e play-offit. Skocezët ia dolën në bazë të cilësive individuale mbresëlënëse që mund të shqetësojnë çdo skuadër nëse janë në ditën e tyre më të mirë.

Skuadra e Steve Clarke do të ketë një rrugëtim të vështirë në Euro 2020, pasi ata do të luajnë kundër dy gjysmëfinalistëve të Kupës së Botës. Nuk do të ishte një befasi nëse i shikoni ata të luajnë më shumë  me kundërsulme, pasi ekipi e ka këtë si armën më të fortë.

Billy Gilmour dhe David Turnbull u ftuan në listën 26 lojtarëve, por ata janë ende të papërvojë, ndërsa Oli McBurnie, Ryan Jack dhe Kenny McLean kanë mbetur jashtë shkaku i lëndimeve.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Ndeshjet e Skocisë në Grupin D

14/06: Skoci vs Republika Çeke (Glasgou)

18/06: Angli vs Skoci (Londër)

22/06: Kroaci vs Skoci (Glasgou)

Faza kualifikuese

Rezultatet nga Grupit I: 10 ndeshje, pesë fitore, asnjë barazim, pesë humbje, Goldallimi: 16-19

Golashënuesi më i mirë në fazën kualifikuese: John McGinn (7 gola)

Klasifikimi më i mirë në histori

Kampionati Evropian: Faza e grupeve (1992, 1996)

UEFA EURO 2016: Nuk u kualifikua

Trajneri: Steve Clarke

Ish-lojtari i Chelseat filloi karrierën e tij si trajner si ndihmës i Ruud Gullit në Newcastle United në vitin 1998. Ai mori drejtimin e Skocisë në maj të vitit 2019 pas një suksesi te Kilmarnock.

Lojtari kryesor: John McGinn

Një mesfushor skocez i modës së vjetër, McGinn është një lojtar cilësor që sjell më shumë përvojë sesa aftësinë e tij për të bërë ndërhyrje dhe për të kaluar. Entuziazmi dhe këmbëngulja e tij e shtyjnë ekipin përpara, dhe lojtari i Aston Villës është gjithashtu një kërcënim kundërshtarët kur është brenda zonës së rreptësisë.

Lojtari që duhet shikuar: Billy Gilmour

Tifozët skocezë janë jashtëzakonisht të ngazëllyer nga paraqitjet e mesfushorit të Chelsea në miqësoret para garës kundër Holandës dhe Luksemburgut. Clarke mund ta përdorë si startues, por ka shumë të ngjarë që ai të mbahet në bankën rezervë, duke pritur momentin e tij për t’u treguar vendimtar për ekipin.

A e dini se…

Skocia gjithashtu u përball me Anglinë në Wembley në Kampionatin Evropian të vitit në 1996.

Lista me 26 lojtarët e ftuar:

Portierë : Craig Gordon (Hearts), David Marshall (Derby), Jon McLaughlin (Rangers)

Mbrojtësit : Liam Cooper (Leeds), Declan Gallagher (Motherwell), Grant Hanley (Norwich), Jack Hendry (Celtic), Scott McKenna (Nottingham Forest), Stephen O’Donnell (Motherwell), Nathan Patterson (Rangers), Andy Robertson ( Liverpool), Greg Taylor (Celtic), Kieran Tierney (Arsenal)

Mesfushorët : Stuart Armstrong (Southampton), Ryan Christie (Celtic), John Fleck (Sheffield United), James Forrest (Celtic), Ryan Fraser (Newcastle United), Billy Gilmour (Chelsea), John McGinn (Aston Villa), Callum McGregor ( Celtic), Scott McTominay (Manchester United), David Turnbull (Celtic)

Sulmuesit : Ché Adams (Southampton), Lyndon Dykes (QPR), Kevin Nisbet (Hibernian)