Portugalia

Kampionët në fuqi të Evropës janë edhe më të mirë se më parë, duke kërkuar të ruajnë titullin që e fituan në mënyrë dramatike në vitin 2016.

Portugalia arriti pesë fitore nga shtatë ndeshje në grupin kualifikues B, derisa përfundoi e dyta pas Ukrainës.

Portugalia arrin në Euro 2020 me pritje shumë të ndryshme në krahasim me kur zbarkuan në Francë pesë vjet më parë për Euro 2016. Herën e fundit ata arritën me mjaft mund t’i kalonin grupet, duke shokuar më vonë botën e futbollit, pasi mposhtën një super skuadër të Francës që ishte nikoqire me një gol në vazhdime nga Eder.

Selecaot nuk ishin një nga favoritët e garës atëherë, por në këtë rast, ata kthehen me shumë lojtarë të rinj, cilësor dhe të talentuar.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Ndeshjet e Portugalisë në Grupin F

15/06: Hungaria vs Portugalia (Budapest)

19/06: Portugalia vs Gjermania (Munich)

23/06: Portugalia vs Franca (Budapest)

Faza kualifikuese

Rezultatet nga Grupi B: 8 ndeshje, pesë fitore, dy barazime, një humbje, Goldallimi:22-6

Golashënuesi më i mirë në fazën kualifikuese: Cristiano Ronaldo (11 gola)

Kualifikimi më i mirë në histori

Kampionati Evropian: Fitues (2016)

UEFA EURO 2016: Fitues

Trajneri: Fernando Santos

Fernando Santos ishte trajner i tre klubeve të mëdha të Portugalisë, duke marrë drejtimin e ekipit kombëtar në vitin 2014 pas një periudhe si trajner i Greqisë. Ai i drejtoi portugezët drejt suksesit në Euro 2016 dhe triumfin në Ligën e Kombeve.

Lojtari kryesor: Cristiano Ronaldo

Lojtari më i kompletuar i Portugalisë dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave edhe pse si 36-vjeçar, ai do të kërkojë të lë gjurmë në Euro 2020.

Lojtari që duhet shikuar: Joao Felix

Një lojtar sulmues me aftësi madhështore, lojtari i Atletico Madridit është ylli i fundit që forcon skuadrën portugeze me cilësi. Ai bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në finale të Ligës së Kombeve.

A e dini se…

Humbja në tetor të vitit 2019 ndaj Ukrainës ishte e para për Portugalinë nën urdhrat e Fernando Santos që nga Euro 2016 apo edhe në Ligën e Kombeve. Humbjet e tij të vetme në të kaluarën kishin ardhur në Kupën e Botës.

Lista me 26 lojtarët e ftuar:

Portierë : Anthony Lopes (Lyon), Rui Patrício (Wolves), Rui Silva (Granada)

Mbrojtësit : João Cancelo (Manchester City), Rúben Dias (Manchester City), José Fonte (LOSC Lille), Raphael Guerreiro (Dortmund), Nuno Mendes (Sporting CP), Pepe (Porto), Nélson Semedo (Wolves)

Mesfushorët : William Carvalho (Real Betis), Danilo (Paris), Bruno Fernandes (Manchester United), Gonçalo Guedes (Valencia), João Moutinho (Wolves), Rúben Neves (Wolves), Sérgio Oliveira (Porto), João Palhinha (Sporting) CP), Pote (Sporting CP), Renato Sanches (LOSC Lille), Bernardo Silva (Manchester City)

Sulmuesit : João Félix (Atlético Madrid), Diogo Jota (Liverpool), Cristiano Ronaldo (Juventus), André Silva (Eintracht Frankfurt), Rafa Silva (Benfica)