Polonia

Polonia me lojtarin më në formë në botë, Robert Lewandowskin, do të mundohen të bëjnë befasi fillimisht në grupe, pastaj edhe më tutje.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Ndeshjet e Grupit E

14/06: Polonia vs Sllovakia (Shën Petersburg)

19/06: Spanja vs Polonia (Sevilla)

23/06: Suedia vs Polonia (Shën Petersburg)

Faza kualifikuese

Rezultatet në Grupit G: 10 ndeshje, 8 fitore, 1 barazim, 1 humbje: Goldallimi: 18:5

Golashënuesi më i mirë në kualifikime: Robert Lewandowski (6)

Klasifikimi më i mirë në histori

Kampionati Evropian: Çerekfinale (2016)

UEFA EURO 2016: Çerekfinale, humbi 5-3 ndaj Portugalisë pas penalltive (1-1, koha e rregullt)

Trajner: Paulo Sousa

Jerzy Brzęczek e drejtoi Poloninë në kualifikime, por u zëvendësua në janar 2021 nga Paulo Sousa, i cili ka luajtur për Portugalinë si mesfushor në EURO 96 dhe EURO 2000. Një karrierë e larmishme si trajner, duke punuar në vende si Angli, Hungari, Izrael , Zvicër, Itali, Kinë dhe Francë.

Lojtari kryesor: Robert Lewandowski  

Lojtari më i mirë i Polonisë, top shënuesi kryesor i të gjitha kohërave. Sulmuesi i Bayern mbetet një sulmuesit më të mirë në botë dhe rrezik për portat kundërshtare.

Lojtari që duhet parë: Piotr Zieliński

Sigurisht që nuk është fytyrë e re pasi ai ka 27 vite mbi supe, por mesfushori i Napolit po kalon një periudhë të ndritur në karrierën e tij.

A dini se…

Jakub Błaszczykowski është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Poloninë në EURO me tre gola. Lewandowski ka nevojë për një gol për ta barazuar.

Lista me 26 lojtarët e ftuar nga Polonia

Portierë: Lukasz Fabianski (West Ham), Wojciech Szczesny (Juventus), Lukasz Skorupski (Bologna)

Mbrojtës: Jan Bednarek (Southampton), Bartosz Bereszynski (Sampdoria), Pawel Dawidowicz (Verona), Kamil Glik (Benevento), Michal Helik (Barnsley), Tomasz Kedziora (Dynamo Kyiv), Kamil Piatkowski (Rakow Czestochowa), Tymoteusz Puchacz (Lech Poznan), Maciej Rybus (Lokomotiv Moskva)

Mesfushorë: Przemyslaw Frankowski (Chicago Fire), Kamil Jozwiak (Derby), Mateusz Klich (Leeds), Kacper Kozlowski (Pogon Szczecin), Grzegorz Krychowiak (Lokomotiv Moskva), Karol Linetty (Torino), Jakub Moder (Brighton), Przemysław Placheta (Norwich), Piotr Zielinski (Napoli)

Sulmues: Dawid Kownacki (Fortuna Dusseldorf), Robert Lewandowski (Bayern), Arkadiusz Milik (Marseille), Karol Swiderski (PAOK), Jakub Swierczok (Piast Gliwice