Italia

Italia nën udhëheqjen e Roberto Mancinit do të tentojë të kthehet tek triumfi. Një gjeneratë krejt ndryshe, që pëlqen lojën me top dhe sulmuese do të tentojë ta fitojë Kampionatin Evropian

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Ndeshjet në Grupin A

11/06: Turqi – Itali 0-3 (Romë)

16/06: Itali – Zvicër 3-0 (Romë)

20/06: Itali – Uells 1-0 (Romë)

Rezultatet kualifikuese në Grupin J: Ndeshje 10,fitore 10, barazime 0, humbje 0: Goldallimi 37:4

Shënuesi më i mirë në kualifikime: Andrea Belotti 5 gola

Klasifikimi më i mirë në histori

Kampion Evropian: Kampion 1968

UEFA Euro 2016: Arritja deri në çerekfinale, humbje 6-5 nga Gjermania pas penalltive

Trajneri: Roberto Mancini

Një nga futbollistët më të mirë të brezit të tij, edhe pse nuk kishte asnjëherë aq fat me Kombëtaren, Mancini është i etur të shkëlqejë si trajner pasi fitoi trofe me klube të ndryshme në Itali, Angli dhe Turqi.

Lojtari kryesor: Nicolo Barella

Mesfushori qendror është çelësi i formacionit të Roberto Mancinit. I lindur në Sardenjë dhe tani njëri nga kryesorët te Interi në fitimin e titullit, 24-vjeçari është me të vërtetë një i kompletuar pasi dallohet me teknikë të lartë, energji të madhe si dhe që arrin të bëj presion te kundërshtari. Përpos këtyre, Barella është edhe një shënues i mirë.

Lojtari që duhet ndjekur: Federico Chiesa

Tifozët më të vjetër të futbollit e kujtojnë mbiemrin Chiesa nga babai i tij, një ish-yll i Parmas që kishte tifozë të shumtë në fund të viteve të 90-ta. I lindur gjatë asaj periudhe shkëlqimi të babait të tij, Federico Chiesa ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm me Juventusin, duke u përfshirë në listën e realizuesve në finalen e Coppa Italia që skuadra e tij e fitoi. Kjo ngjarje e madhe nuk pritet ta trullosë atë, përkundrazi ai pritet të shkëlqejë për Kombëtaren e tij.

A e dini se…

Italia e mbylli ciklin kualifikues për evropian me një fitore të pabesueshme 9-1 ndaj Armenisë në Palermo. Ishte fitorja e tyre e 11-të radhazi me rekord kombëtar dhe u dha atyre dhjetë fitore në një vit kalendarik për herë të parë në histori. Vetëm një gol i mungoi ndaj Armenisë për ta thyer rekordin për fitoren më të thellë në histori, pasi atë Italia e kishte arritur 9-0 në vitin 1948 ndaj SHBA-së.

Lista me 26 lojtarwt e ftuar nga Italia

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino)

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson (Chelsea), Alessandro Florenzi (Paris), Leonardo Spinazzola (Roma), Rafael Tolói (Atalanta)

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Juventus), Bryan Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Manuel Locatelli (Sassuolo), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Atalanta), Marco Verratti (Paris)

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Giacomo Raspadori (Sassuolo)