Holanda

Ekipi kombëtar i Holandës e përfaqëson vendin e vet në ndeshjet ndërkombëtare të futbollit që nga viti 1905. Federata e këtij shteti është pjesës e UEFA-s dhe në juridiksion të FIFA-s.

Konsiderohet si një prej kombëtareve më të mira ndër vite në botën e futbollit.

Holanda ka konkurruar në nëntë Kampionate Evropiane, një prej të cilëve e ka fituar në vitin 1988 në Gjermaninë Perëndimore.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Ndeshjet e Holandës në Grupin C

13/06: Holanda vs Ukraina (Amsterdam)

17/06: Holanda vs Austria (Amsterdam)

21/06: Maqedonia e Veriut vs Holanda (Amsterdam)

 

Faza kualifikuese

Statistikat në Grupin C kualifikues

8 ndeshje

6 fitore

1 barazim

1 humbje

24 gola të shënuar

7 gola të pranuar

Golashënuesi më i mirë në kualifikime: Georginio Wijnaldum (8)

 

E kaluara

Suksesi më i madh në Evropian: Fitues në vitin 1988

Evropiani i fundit (2016): Nuk është kualifikuar

 

Trajneri: Frank de Boer

(Foto: Twitter/OnsOranje)

De Boer e zëvendësoi ish-bashkëlojtarin e tij nga Barcelona, Ronald Koeman, në shtator të vitit 2020. Ai paraprakisht kishte drejtuar klube, si Ajax, Inter, Crystal Palace e Atlanta United.

 

Lojtari kryesor: Georginio Wijnaldum

(Foto: Twitter/Marten de Roon)

Kapiteni holandez ka shkëlqyer vazhdimisht me klubin dhe përfaqësuesen në skenat më të mëdha. Depërtimet efikase në zonën kundërshtare dhe përfundimet fantastike të aksioneve, i kanë ndihmuar që të bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i Tulipanëve, me 22 gola – një më pak se Memphis Depay, i cili ka realizuar 23 herë. Dyshja njëherësh kanë një kuptim telepatik në fushë.

 

Lojtari për t’u ndjekur: Matthijs de Ligt

(Foto: Instagram/mdeligt_)

Kapiten i Ajaxit në moshën 19 vjeçare, mbrojtës i fuqishëm dhe i rrezikshëm në fazën e sulmit gjatë edicionit 2018/2019 në Ligën e Kampionëve (shënoi edhe në çerekfinale edhe në gjysmëfinale); kampion i Italisë në sezonin e tij të parë me Juventusin: në mungesë të Virgil van Dijk, ky turne mund t’i shërbejë mbrojtësit që të sigurojë vendin ndër emrat e mëdhenj të kombëtares.

 

A e keni ditur

Holanda mungoi në ‘Euro 2016’ dhe në Kampionatin Botëror 2018. Është mungesa e tyre më e gjatë në turne të mëdha që nga mesi i viteve të tetëdhjeta kur u kthyen për ta fituar Kampionatin Evropian të vitit 1988.

Skuadra e plotë

Portierë: Marco Bizot (AZ), Tim Krul (Norwich), Maarten Stekelenburg (Ajax).

Mbrojtës: Nathan Ake (Manchester City), Daley Blind (Ajax), Matthijs de Ligt (Juventus), Stefan de Vrij (Inter Milan), Denzel Dumfries (PSV), Patrick van Aanholt (Crystal Palace), Joël Veltman (Brighton), Owen Wijndal (AZ).

Mesfushorë: Frenkie de Jong (Barcelona), Marten de Roon (Atalanta), Ryan Gravenberch (Ajax), Davy Klaassen (Ajax), Teun Koopmeiners (AZ), Quincy Promes (Spartak Moskva), Jurriën Timber (Ajax), Georginio Wijnaldum (Liverpool).

Sulmues: Steven Berghuis (Feyenoord), Luuk de Jong (Sevilla), Memphis Depay (Lyon), Cody Gakpo (PSV), Donyell Malen (PSV Eindhoven), Wout Weghorst (Wolfsburg).