Gjermania

Tri herë kampioni i Evropës futet në këtë garë si një nga favoritët për ta fituar. Me një skuadër të rinovuar, por edhe yjet aktuale Gjermania do të jetë një arrë e fortë për të gjithë.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Ndeshjet në Grupin F

15/06: Francë – Gjermani (Munich)

19/06: Portugali – Gjermani (Munich)

23/06: Gjermani – Hungari (Munich)

Rezultatet në Grupin C të kualifikimeve: Ndeshje 8, fitore 7, barazime 0, humbje 1. Goldallimi 30:7

Golashënuesi më i mirë në kualifikime: Serge Gnabry (8)

Klasifikimi më i mirë në histori 

UEFA EURO më e mira: Fitues: (1972, 1980, 1996)

UEFA EURO 2016: gjysmëfinale, humbi 2-0 nga Franca

Trajneri: Joachim Low

Pas 15 viteve në krye të Gjermanisë, ky do të jetë turneu i fundit për trajnerin Low. Tekniku gjerman ka fituar Kupën e Botës, por sa i përket evropianit një herë është mposhtur në finale dhe dy herë të tjera në gjysmëfinale.

Lojtari kryesor: Thomas Müller

Dy vite e gjysmë pasi u largua nga Low për t’i lënë vend të rinjve, Gjermania ka rikthyer në radhët e veta Thomas Mullerin. Ai është një lider tek ‘pancerët’ me një përvojë të madhe në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian. 31-vjeçari gjithmonë njihet si lojtar që transmeton mentalitetin e tij fitues tek bashkëlojtarët e tij.

Futbollisti që duhet ndjekur: Kevin Volland

Ky titull duhej shkonte për Kai Havertz, por pasi ai shënoi golin e fitores për Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve, ai do të jetë në sytë e të gjithëve. Por lojtari që mund të shpërthejë befasisht mund të jetë sulmuesi Kevin Volland. Sulmuesi gjerman vjen pas një sezoni të shkëlqyeshëm në Francë ku shënoi 18 gola në 40 ndeshje me Monacon dhe pritet të jetë ndër lojtarët kryesorë të Gjermanisë në këtë evropian.

A e dini se…

Ky evropian do të jetë turneu i 26-të radhazi i madh për Gjermaninë duke përfshirë Kupën e Botës ose Euro.

Lista me 26 lojtarët e ftuar nga Gjermania

Portierë: Manuel Neuer (Bayern), Bernd Leno (Arsenal), Kevin Trapp (Frankfurt)

Mbrojtës: Emre Can (Dortmund), Matthias Ginter (Mönchengladbach), Robin Gosens (Atalanta), Christian Günter (Freiburg), Marcel Halstenberg (Leipzig), Mats Hummels (Dortmund), Lukas Klostermann (Leipzig), Robin Koch (Leeds), Antonio Rüdiger (Chelsea), Niklas Süle (Bayern)

Mesfushorë: Serge Gnabry (Bayern), Leon Goretzka (Bayern), İlkay Gündoğan (Manchester City), Jonas Hofmann (Mönchengladbach), Joshua Kimmich (Bayern), Toni Kroos (Real Madrid), Jamal Musiala (Bayern), Florian Neuhaus (Mönchengladbach), Leroy Sané (Bayern)

Sulmues: Kai Havertz (Chelsea), Thomas Müller (Bayern), Kevin Volland (Monaco), Timo Werner (Chelsea)