Belgjika

Belgjika është kombëtarja numër 1 në ranglistën botërore të FIFA-s dhe shihet si njëra nga favoritet kryesore për ta fituar Euro 2020.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

BELGJIKA

Ndeshjet në Grupit B

12/06: Belgjikë – Rusi (Shën Petersburg)

17/06: Danimarkë – Belgjikë (Kopenhagë)

21/06: Finlandë – Belgjikë (Shën Petersburg)

Faza kualifikuese

Rezultatet nga Grupit J: 10 ndeshje – 10 fitore, 0 barazime, 0 humbje; Goldallimi: 40-3

Golashënuesi më i mirë në kualifikime: Romelu Lukaku (7 gola)

Klasifikimi më i mirë në histori

Kampionati Evropian: nën-kampion (1980)

UEFA EURO 2016: çerekfinale, humbi 3-1 ndaj Uellsit

Trajneri: Roberto Martinez

Një ish-mesfushor spanjoll që fitoi një vend trajnimi në futbollin anglez, Martinez ka qenë në krye të Belgjikës që nga 2016.

Lojtari kryesor: Kevin De Bruyne

Mesfushori më i mirë i sezonit 2019/20 në Ligën e Kampionëve shënoi katër gola dhe shtatë asistime në vetëm gjashtë ndeshje kualifikime të Evropianit. Ylli kryesor i Martinezit gjithashtu asistoi 20 gola të Ligës Premier për Manchester Cityn në sezonin 2019/20, duke barazuar rekordin e ligës së mbajtur nga Thierry Henry.

Lojtari që duhet parë: Youri Tielemans

Një lojtar relativisht i ri, në një krah të mbushur me talent, mesfushori i gjithanshëm i Leicester Cityt ka një goditje tmerruese nga distanca – siç dëshmoi në finalen e Kupës FA 2021 – për të mos përmendur asistimet e shumta.

A dini se..

‘Djajtë e Kuq’ janë ekipi më i mirë kombëtar në botë sipas renditjes aktuale të FIFA-s.

Lista me 26 lojtarët e ftuar nga Belgjika

Portierët: Thibaut Courtois (Real Madrid), Simon Mignolet (Club Brugge), Matz Sels (Strasbourg)

Mbrojtësit: Toby Alderweireld (Tottenham), Dedryck Boyata (Hertha Berlin), Timothy Castagne (Leicester), Jason Denayer (Lyon), Thomas Meunier (Dortmund), Thomas Vermaelen (Vissel Kobe), Jan Vertonghen (Benfica)

Mesfushorët: Nacer Chadli (İstanbul Basaksehir), Yannick Carrasco (Atletico Madrid), Kevin De Bruyne (Manchester City), Leander Dendoncker (Wolves), Eden Hazard (Real Madrid), Thorgan Hazard (Dortmund), Dennis Praet (Leicester), Youri Tielemans (Leicester), Hans Vanaken (Club Brugge), Axel Witsel (Dortmund)

Sulmuesit: Michy Batshuayi (Crystal Palace), Christian Benteke (Crystal Palace), Jeremy Doku (Rennes), Romelu Lukaku (Inter ), Dries Mertens (Napoli), Leandro Trossard (Brighton)