Austria

Skuadra përfaqësuese e Austrisë është kualifikuar në shtatë Kampionate Botërore gjatë historisë, për herë të fundit në vitin 1998.

Kjo kombëtare ka luajtur për herë të parë në një Kampionat Evropian në ‘Euro 2008’ kur ishte bashkënikoqir me Zvicrën, ndërsa siguroi pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Ndeshjet e Austrisë në Grupin C

13/06: Austria vs Maqedonia e Veriut (Bukuresht)

17/06: Holanda vs Austria (Amsterdam)

21/06: Ukraina vs Austria (Bukuresht)

(Foto: Twitter/OFB – oefb.at)

Faza kualifikuese

Statistikat në Grupin G kualifikues

10 ndeshje

6 fitore

1 barazim

3 humbje

19 gola të shënuar

9 gola të pranuar

Golashënuesi më i mirë në fazën kualifikuese: Marko Arnautovic (6)

 

E kaluara

Suksesi në Kampionate Evropiane: Faza grupore (2008, 2016)

Kampionati i fundit: Faza grupore

 

Trajneri: Franco Foda

 

Ish-futbollisti gjerman pjesën më të madhe të karrierës si trajner e ka kaluar te Sturm Graz, duke e fituar kampionatin austriak dhe kupën. Nga viti 2018, ai është përzgjedhës i Austrisë.

 

Lojtari kyç: David Alaba

(Foto: Twitter/ÖFB – oefb.at)

Së fundmi u largua nga Bayern Munichu për të nënshkruar me Real Madridin si një prej futbollistëve më të dekoruar në histori të Bundesligas dhe në moshën 28 vjeçare, tashmë është në kulmin e karrierës. Fleksibiliteti i tij, përvoja e madhe dhe mentaliteti fitues është një bekim për ekipin kombëtar dhe trajnerin.

 

Lojtari për t’u ndjekur: Konrad Laimer

(Foto: Instagram/konradlaimer)

Megjithëse mungoi në pjesën më të madhe të sezonit 2020/2021 për shkak të lëndimit, performanca energjike e Laimerit në miqësoren ndaj Anglisë dëshmoi se ai është i gatshëm për ‘Euro 2020’. I fuqishëm në ndërhyrje dhe i aftë me top, 24-vjeçari do të shërbejë si një pikëmbështetje në mesfushën e Austrisë.

 

A e keni ditur

Kanë kaluar më shumë se tri dekada që nga fitorja e fundit e Austrisë në fazat finale të një turneu të madh të futbollit – në Kampionatin Botëror të vitit 1990 kishte fituar ndaj Shteteve të Bashkuara me rezultat 2-1.

 

Skuadra e plotë e Austrisë

Portierë: Daniel Bachmann (Watford), Pavao Pervan (Wolfsburg), Alexander Schlager (LASK).

Mbrojtës: David Alaba (Bayern), Aleksandar Dragovic (Leverkusen), Marco Friedl (Werder Bremen), Martin Hinteregger (Frankfurt), Stefan Lainer (Monchengladbach), Philipp Lienhart (Freiburg), Stefan Posch (Hoffenheim), Andreas Ulmer (Salzburg).

Mesfushorë: Julian Baumgartlinger (Leverkusen), Christoph Baumgartner (Hoffenheim), Florian Grillitsch (Hoffenheim), Stefan Ilsanker (Frankfurt), Konrad Laimer (Leipzig), Valentino Lazaro (Internazionale), Karim Onisiwo (Mainz), Marcel Sabitzer (Leipzig), Louis Schaub (Luzern), Xaver Schlager (Wolfsburg), Alessandro Schopf (Schalke), Christopher Trimmel (Union Berlin).

Sulmues: Marko Arnautovic (Shanghai Port), Michael Gregoritsch (Augsburg), Sasa Kalajdzic (Stuttgart).