LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i s’ka besim te Policia e Kosovës në veri

EULEX-i s’ka besim te Policia e Kosovës në veri

EULEX-it i ka ardhur në majë të hundës afria që Policia e Kosovës në veri të vendit ka me të dyshuarit që po i heton ky mision. Disa hetime janë pamundësuar dhe disa aksione i kanë dështuar misionit të BE-së, pasi që zyrtarë të Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit kanë bashkëpunuar me të dyshuarit.

Burime brenda EULEX kanë shpjeguar për Kohën Ditore në kushte anonimiteti për rastet kur të dyshuarit në atë pjesë të Kosovës kanë arritur të kuptojnë se po hetohen pse se po përgatitet një aksion kundër tyre. Rasti i fundit ka ndodhur me 15 shkurt të këtij, kur një aksion u ka shkuar huq, ngase të dyshuarit që lidhen me disa hetime për krim të organizuar ia kanë dalë të ikin.

“Sa herë që ka bashkëpunim me PK-në, ka rrjedhje të informacionit”, i ka thënë gazetës burime brenda misionit.


“Kjo nuk nënkupton se nuk do të bashkëpunohet kurrë me të, por në rastet e ndjeshme është vlerësuar se është më mirë që të kryejmë vetë punën”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë brenda misionit.

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka thënë se mbështet konfidencialitetin e hetimeve dhe e pranon se edhe në veri, por edhe në pjesët tjera ka ndodhur që informacioni të rrjedhë nga policia.

“Ne kemi raste kur kemi kërkuar hetim të brendshëm në polici”, ka thënë ministri. Rexhepi ka thënë se nuk është në dijeni të të gjitha rasteve, pasi që ato janë çështje e hetimeve, por e di se ka pasur rrjedhje të informacionit.

Arrestimi i njërit prej të dyshuarve kryesorë për krim të organizuar, Jevro Pentelic, të martën është mundësuar vetëm falë bashkëpunimit që EULEX-i ka pasur me KFOR-in. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Lajme
Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Lajme
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Politikë
Kalo në kategori