Tashmë nga PD dihet se ku do kandidojë Berisha dhe figurat kryesore: Bode, Topalli, Olldashi apo Patozi. Është konfirmuar gjithashtu edhe përfshirja në listë e ish-socialistëve Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli, Asllan Dogjani dhe pritet ajo e kryetarëve të partive aleate.

Berisha bëri të ditur, të enjten, se ai do të kryesojë listën e Tiranës, Topalli atë të Shkodrës, Olldashi në Fier, ndërsa Bode në Korçë. Ajo që do të shihet të hënën është nëse Berisha do të konfirmojë Kadelin në Lezhë, Dogjanin në Kukës apo Tiranë dhe, më interesantja, se ku do të vendosë Islamin e krerët e partive aleate, raporton Top Channel.


Në kampin e majtë nuk pritet ndonjë befasi, pasi dihet ku do të kandidojë Rama, Majko, Blushi, Ruçi, të cilët do të kryesojnë listat respektive në Vlorë, Tiranë, Elbasan e Fier.

Burime nga PS, pasditen e së dielës, thanë për TCH se Erjon Braçe do të jetë pjesë e ekipit të kandidatëve për deputetë të PS-së, pa specifikuar se në cilin qark. /Telegrafi/