LAJMI I FUNDIT:

Ermand Mertenika: Inxhinieria Bio-Mjekësore dhe defibrilatorët emergjentë shpëtojnë jetën në çastin e duhur nga arresti kardiak (goditja në zemër)

Ermand Mertenika: Inxhinieria Bio-Mjekësore dhe defibrilatorët emergjentë shpëtojnë jetën në çastin e duhur nga arresti kardiak (goditja në zemër)

Bio-Inxhinieria është një term i avancuar dhe një gamë e gjerë e shkencës dhe teknologjisë mjekësore, ku hibridizohen shkencat mjekësore me inxhinierinë, aty ku pikërisht ndërthuren biologjia, anatomia, kimia dhe, më e rëndësishmja – fizika

Ermand Mertenika
(Fizikan, Inxhinier i respiratorëve)


Nevoja për t’u avancuar dhe për të gjetur përgjigjet e fshehta të sëmundjeve dhe zgjidhjeve të tyre, pikërisht ka bërë që në vendet shumë të zhvilluara të investohet fuqishëm për të gjetur këto zgjidhje.

Teknologjia e pajisjeve mjekësore; teknologjia e pajisjeve ortopedike; robotët kirurgjikë të cilët operojnë në distancë; transplantët e realizuar me teknika të avancuara inxhinierike; analizat dhe studimi i botës së ADN-së, prodhimi i organeve artificiale, prodhimi i medikamenteve efikase – janë komponentë e Inxhinierisë Bio-Mjekësore.

Inxhinieria Bio-mjekësore përfshin një spektër të gjerë të elektronikës bio-mjekësore (pajisjeve spitalore), bio-materialet, shkencën e gjenetikes (misteri i gjeneve dhe kombinacionet e tyre), teknologjinë e imazhimit, bio-Inxhinierinë ortopedike, nano-teknologjinë, etj.

Sëmundjet e zemrës janë sëmundjet te cilat po shkaktojnë vdekshmëri të lartë, shkaktarët më të shumtë lidhen me stresin dhe me kualitetin e jetës kudo aq më tepër në vendin tonë.

Dua të flas për një pajisje mjekësore shumë interesante e cila shpëton jetën e njerëzve në momentin e duhur nga arresti kardiak, i cila çon në Infarktin e zemrës.

Defibrilatori Portativ Publik AED 

Sëmundjet kardiovaskulare po ‘tkurrin’ popullsinë, janë shkaktarët me numrin më të lartë të vdekjeve në botë dhe aq më tepër në vendin tonë ku niveli i stresit nga faktorë të ndryshëm ka bërë të mundur avancimin e këtyre sëmundjeve.

Ndotja, ushqimet jo-bio , esencat e ndryshme ushqimore, mbi të gjitha stresi dhe kualiteti jo i mirë i jetës po shkaktojnë nivele të larta të sëmundjet tumorale dhe sëmundjet e zemrës.

Avancimi i sëmundjeve të zemrës dhe rritja e numrit të qytetareve të prekur nga këto sëmundje ka reflektuar shkencën shëndetësore dhe Bio-Inxhinierinë për të gjetur zgjidhje.

Ky projekt mundëson vendosjen e disa pajisjeve të cilat shpëtojnë qytetarët në çastin e duhur nga arresti kardiak (goditja në zemër), e cila pasohet me infarktin e miokardit (infarktin e muskulit të zemrës duke i shkaktuar pacientit vdekjen).

Kjo pajisje quhet defibrilator emergjent ose defibrilator portativ publik, i cili në shumë vende të botës është vendosur në zona të ngarkuara me qytetarë. Tek ne ky projekt nuk ekziston dhe shpresojmë që një ditë të implementohet.

Këto pajisje duhet të vendosen në sheshe publike, aeroporte, qendra tregtare, ambiente sportive, hotele e resorte, në plazhe, universitete, biblioteka, institucione të ndryshme, etj.

Si funksionojnë këta defibrilatorë dhe a mund t’i përdorë kushdo?

Defibrilatorët e vegjël publik kanë një mënyrë përdorimi të thjeshtë. Ata janë shumë të sigurt, mund t’i përdor kushto.

Përbëhen nga dy fleta të holla, elektroda, të cilat kanë një energji goditëse që analizohen në mënyrë automatike dhe vetë mikroprocesori ose mikrokontrolli i pajisjes.

Në rast se një pacient pëson një goditje në zemër (aritmi ventrikulare), humbje e ritmit kardiak, këtij pacienti duhet menjëherë brenda pak sekondave t’i jepet shoku i defibrilatorit, përndryshe gjendja shëndetësore e këtij pacienti shkon në limitin midis jetës dhe vdekjes.

Këta defibrilatorë inteligjentë mund të orientojnë këto që t’i përdorë me sinjal audio ose indikator ndriçimi një llambe.

Pasi fletat e elektrodave janë të vendosura në defibrilator, atëherë ai fillon dhe analizon zemrën e pacientit që ka pësuar goditjen në zemër dhe jep një mesazh zanor për të shtypur butonin e defibrilimit, në këtë rast është mënyrë funksionimi gjysmë-automatike.

Në rastin tjetër, i cili emërtohet totalisht automatik – ky defibrilator pas vendosjes së fletëve të elektrodave, e jep goditjen automatikisht te pacienti.

Këta defibrilatorë kanë bateri të fuqishme afatgjate 5 vjet dhe janë të lidhur në Sistemin Spitalor për të komunikuar me serverët në dy mënyra: me WIFI kur defibrilatorët ndodhen në qytet ose me valë celulare GSM kur defibrilatorët ndodhen në hapësira ku nuk ka internet, qoftë dhe në zona malore.

Këto pajisje:

∙ janë shumë praktike pasi mund të shpjegojnë sesi funksionojnë
∙ shpëtojnë jetën e njerëzve nga arrestet kardiake
∙ janë shumë të lehta për t’u përdorur
∙ komunikojnë automatikisht me qendrën spitalore me Internet pa valë (WIFI) ose me valë celulare (GSM)
∙ janë automatike dhe gjysmëautomatike (sugjerojnë personin kur ta aplikojë tek pacienti)

Defibrilatorët pozicionohen në zona të ngarkuara me qytetarë:

Defibrilatori në aeroport

Defibrilatori në metro

Defibrilatori në stadium

Defibrilatori në plazh

Defibrilatori në qendrat e metropoleve

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori