Këngëtari Ermal Fejzullahu është njëri nga këngëtarët më të kërkuar nga publiku shqiptar.
Ditë më parë, përmes rrjeteve sociale, këngëtari bëri të ditur se këto ditë ka ndërmarrë një hap të ri në jetën e tij.
Bëhet fjalë për humbjen e peshës, kjo pasi Ermali është përkushtuar shumë këto ditë që të fokusohet në dietë dhe aktivitet të shtuar fizik.
Ai ka treguar se këtë mision e ka marrë vërtet seriozisht.
Në imazhin e fundit të publikuar në InstaStory, këngëtari Fejzullahu i ka prezantuar fansat me një prej ambienteve më relaksuese të shtëpisë së tij.
Bëhet fjalë për saunën, të cilën Ermali e ka në shtëpi, dhe e cila është një ndihmesë e madhe për ata që duan të bien në peshë.
Me këtë përkushtim kaq të madh, duket se këngëtarin do ta shohim më në formë në klipin e tij të ri. /Telegrafi/