Site icon Telegrafi

Ergys Kaçe godet shqiptarët e Zvicrës, ja mesazhi i tij (Foto)

Mesfushori shqiptar, Ergys Kaçe, ka lansuar një sulm të pa parë ndaj shqiptarëve që luajnë për Zvicrën.

Ai ka thumbuar ata, duke thënë se as për vetet nuk e ka pasur të vështirë që të zgjedhë Shqipërinë para kombëtareve tjera.

Kaçe refuzoi kombëtaren e Greqisë dhe erdhi të luajë për Shqipërinë, shkruan Telegrafi.

“Nuk e kisha aspak të vështirë për të bërë zgjedhjen e duhur. Jam shqiptar 24 karat”, ka shkruar Kaçe në profilin e tij në Facebook.

Kaçe pritet të luajë nga fillimi në duelin ndaj Zvicrës. /Telegrafi/

Exit mobile version