Site icon Telegrafi

Erdogani: Ankaraja synon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi sot Bashkimin Evropian se Ankaraja mund të zgjasë me tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme, të vendosur pas tentativës për grusht të shteti në korrik.

“Më pas ndoshta edhe tre të tjera”, theksoi ai në Stamboll gjatë një fjalimi pas votës në Parlamentin Evropian që kërkon një ngrirje të negociatave për aderim të Turqisë.

“Ky është një vendim që i takon qeverisë dhe Parlamentit turk”, shtoi ai.

Gjendja e jashtëzakonshme e vendosur pas puçit të dështuar më 15 korrik solli kryesisht arrestimin e të paktën 37 mijë personave, gjë që ka shkaktuar shqetësime për BE-në.

Exit mobile version