Turqia është e gatshme për të marrë një vendim lidhur me projektpropozimin për gazsjellësin ”Turkish Stream”, tha sot në një intervistë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Gazsjellësi është planifikuar të shtrihet nga jugu i Rusisë për në Turqi nëpërmjet Detit të Zi dhe me shumë gjasa drejt anëtarit të Bashkimit Evropian, Greqisë.
“Turqia tashmë blen shumicën e gazit të saj nga Rusia”, u shpreh Erdogan në një intervistë, botuar nga agjencia ruse e lajmeve, TASS, në prag të takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin në Shën Peterburg.
Takimi do të jetë i pari mes udhëheqësve që kur një avion luftarak turk rrëzoi një aeroplan rus në kufirin sirian, në fund të vitit 2015.
Ky incident i rëndë dëmtoi marrëdhënien midis Rusisë dhe Turqisë, por në qershor të këtij viti, Erdogan kërkoi ndjesë dhe shprehu vendosmërinë e tij për të rindërtuar lidhjet me Rusinë.