Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është takuar sot me babain sirian i cili humbi binjakët nëntë muajsh, gruan dhe të afërmit e tjerë, gjatë sulmit me armë kimike të kryera nga regjimi i Bashar al-Assad në pjesën veriore të qytetit sirian Khan Sheikhoun, ku mbetën të vrarë mbi 80 persona, shkruan Daily Sabah.
Erdogan i ka shprehur ngushëllime Al-Yusuf-it, i cili me fotografitë e postuara npër mediat botërore ku shihet duke mbajtur në duar binjakët e vrarë, shokoi botën transmeton Telegrafi.
“Shpresa e vetme për sirianët jeni ju”, ka deklaruar 29-vjeçari derisa ia tregonte presidentit turk fotografinë e fundit të fëmijëve të tij. /Telegrafi/