Site icon Telegrafi

Erdogan: Refugjatët po përballen me sjellje poshtëruese në Evropë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency.

Gjatë fjalimit të tij Presidenti Erdogan është shprehur: “Qindra fëmijë, të rinj, gra dhe të moshuar vazhdojnë të vriten në Irak, Siri dhe vende të tjera të ngjashme të cilat janë nën kthetrat e terrorit dhe të luftës.

Refugjatët të cilët ikin nga lufta, vdekja dhe padrejtësia, përballen në Evropë me një sjellje të pahijshme dhe poshtëruese.

Organizatat terroriste si DAESH, El Nusra dhe PYD/YPG vazhdojnë aktivitetin e tyre terrorist në rajon. Gjendja në Kaukaz përbën një rrezik të kthimit në një luftë të armatosur.

Shumë probleme na presin në Jemen, Ukrainë etj. Shumë njerëz në vende të tjera të botës janë përballë problemit të urisë, sëmundjeve të përhapshme dhe paditurisë.

Kjo tablo është turpëruese dhe vret ndërgjegjen e njeriut. Ajo që është edhe me e keqe është se në shumicën e rasteve mund të dilet nga kriza lehtësisht.

E ardhmja e brezave, siguria dhe mirëqenia e tyre është në duart e vendimeve dhe masave që ne do të marrim sot.”

Exit mobile version