LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Ju më quani ‘diktator’, unë juve ‘nazistë’!

Erdogan: Ju më quani ‘diktator’, unë juve ‘nazistë’!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se nuk do të ndryshojë qasje dhe premtoi se do të vazhdojë t’i quajë udhëheqësit evropianë si “nazistë” për sa kohë ata vazhdojnë ta quajnë atë një “diktator”.

“Si bën kjo, ju keni të drejtë për ta quajtur Erdoganin një ‘diktator’, por Erdogan nuk ka të drejtë t’ju quaj juve ‘fashistë’ dhe ‘nazistë?’” ka thënë ai në një intervistë për CNN-Turk dhe Kanal D, përcjell Telegrafi.

“Ata më akuzojnë mua, dhe pastaj flasin për Erdoganin si një ‘diktator’”, ka thënë ai, duke iu referuar vetes si një person i tretë.


“Kështu që do të vazhdojë edhe unë tu drejtohem në të njëjtat terme”, ka shtuar më tej Erdogan, përcjell Telegrafi.

Më parë këtë muaj, kreu turk i kishte quajtur zyrtarët holandezë si “mbetje naziste”, pasi qeveria tërhoqi lejen për ministrin e jashtëm të Turqisë për të folur në një fushatë pro-Erdoganit në Roterdam.

Ai ka kritikuar edhe një numër të zyrtarëve lokalë për anulimin e tubimeve të ngjashme politike në qytetet gjermane që ishin planifikuar në muajin mars.

Folësit ishin duke shkuar për të promovuar referendumin e ardhshëm të mesit të prillit mbi ndryshimet kushtetuese, nga të cilat do të zgjeroheshin kompetencat presidenciale të Erdogan. /Telegrafi/