LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Fatkeqësisht bota islame po hyn e dëshpëruar në festën e Kurban Bajramit

Erdogan: Fatkeqësisht bota islame po hyn e dëshpëruar në festën e Kurban Bajramit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se fatkeqësisht bota islame në këtë Kurban Bajram po hyn shumë e dëshpëruar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në njërën anë konfliktet në Siri dhe në Irak, në anën tjetër konfliktet në Arakan, si dhe lufta që ne e bëjnë në vendin tonë kundër terrorizmit. Të gjitha këto janë zhvillime që dashur padashur pengojnë që ta presim Bajramin si festë të Bajramit”, tha Erdoğan.

Pas faljes së namazit të Bajramit në xhaminë Hz. Ali në Stamboll Erdoğan ka bërë një deklaratë për gazetarët ku ai ka uruar që Kurban Bajrami të sjellë mirësi, unitet dhe solidaritet për botën islame dhe popullin.


Duke vënë theksin se Arakani në vetvete përbën një tjetër fatkeqësi, Presidenti Erdoğan tha: “Në Bangladesh kanë kaluar afërsisht 20 mijë persona viktima, njerëz të shtypur. Njerëzit janë larguar nga territoret duke braktisur shtëpitë e tyre, djegiet e fshatrave dhe vrasja e qinda muslimanëve Rohingya. Që të gjitha këto kryhen para syve të gjithë njerëzisë por fatkeqësisht njerëzia këtu është e pandjeshme ndaj tyre.

Unë aktualisht si kryetari i periudhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik kam zhvilluar bisedë me të gjithë liderët e vendeve islame si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Guterres. Gjithashtu edhe autoritetet e tjera vazhdojnë bisedimet me Këshillin e OKB-së për refugjatët. Ne do ti vazhdojmë këto punime”.

“Fatkeqësisht bota islame në këtë Kurban Bajram po hyn shumë e dëshpëruar. Në njërën anë konfliktet në Siri dhe në Irak, në anën tjetër konfliktet në Arakan, si dhe lufta që ne bëjmë në vendin tonë kundër terrorizmit. Të gjitha këto janë zhvillime që dashur padashur pengojnë që ta presim Bajramin si festë të Bajramit. Në këtë apo në mënyrë tjetër ne luftën tonë do ta vazhdojmë me vendosmëri kundër çdo kërcënimi brenda vendit tonë dhe jashtë kufijve tanë”, tha Erdoğan duke vënë theksin se bota islame ka hyrë e dëshpëruar në festën e Kurban Bajramit.

Ndërsa ndaj një pyejeje në lidhje me një zhvillim në SHBA ku gjykata ka pranuar aktakuzën ndaj truprojave, përfshirë edhe drejtorin e truprojave të tij presidenti Erdoğan është përgjigjur:

“Ky është një skandal në vete. Kjo është shprehja e një skandali shumë të qartë se si funksionon drejtësisa në Amerikë. Njësitë e sigurisë së SHBA-ve kanë përgjegjësinë të mbrojnë të ftuarit e ardhur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Nëse njësitë e sigurisë së SHBA-ve nuk e zbatojnë këtë përgjegjësi, truprojat e mi të mbrojtjes a nuk do ta kryejnë detyrën e tyre kundër anëtarëve të PKK-së që na sulmuan? Ata sigurisht që përballë këtyre sulmeve kanë kryer detyrën e tyre.

Neve nuk na intereson se një prokuror atje i mbetur nga periudha e Obamës ka përgatitur një aktakuzë të tillë. Këtë çështje do ta diskutoj edhe me presidentin Trump nëse do të gjejmë mundësinë në vizitë tjetër atje. Këto zhvillime në Amerikë nuk janë zhvillime të mira. Madje Amerika është një vend ku ende banda e FETO-s është nën mbrojtje. Ajo ka rënë në situatën e një vendi ku edhe organizata terroriste separatiste PKK është nën mbrojtje. Unë e kam vështirë të kuptoj se çfarë kërkon të bëjë Amerika përballë këtyre zhvillimeve”.