LAJMI I FUNDIT:

Enveristët marshuan në Ferizaj

Enveristët marshuan në Ferizaj

Fronti Popullor për kultivimin e veprimtarisë revolucionare të Enver Hoxhës, të shtunën në Ferizaj, me një marsh përkujtimor ka shënuar 104 vjetorin e lindjes së ish-liderit komunist, Enver Hoxha dhe njëherit ka shpalosur platformën politike të këtij organizmi, që synon shtrirjen organizative gjithandej ku jetojnë shqiptarët.

Kryetari i frontit, profesori i filozofisë, Remzi Hasani, ka sjell momente nga jeta dhe vepra e Enver Hoxhës duke thënë se Enveri ishte në ballë të luftës antifashiste nacionalçlirimtare dhe arkitekt kryesor i mobilizimit të shqiptarëve në frontin e madh të punës, përmes të cilit edhe ngriti Shqipërinë e re nga themelet. Hasani ka vënë në dukje se zhvillimet aktuale në Shqipëri nuk sjellin asgjë të mirë për kombin, por degradim të skajshëm të vlerave morale dhe njerëzore të shqiptarëve.

"Klithmat antienveriste gjatë këtyre dy dekadave të fundit nuk janë asgjë tjetër përpos një urrejtje e shfrenuar ndaj faktit se në epokën e këtij burri të madh, asnjëherë nuk i ka buzëqeshur fytyra tradhtisë", ka thënë Hasani, transmeton Kosovapress.

Në këtë përvjetor, Fronti Popullor i Kosovës, shënon dy vjetorin e ekzistimit si subjekt, i cili pritet që shumë shpejtë të zhvendoset me seli në Prishtinë.

Kryetari Hasani ka thënë se Fronti sot e ka të themeluar edhe Byron politike prej 21 anëtarëve, prej të cilëve 15 nga Kosova, 3 nga hapësira shqiptare në Maqedoni, 2 nga Kosova lindore dhe 1 nga shqiptarët etnik në Mal të Zi.

"Byroja mban pozicion komandues në formacionin tonë politik dhe ka për detyrë t’i jap formën përfundimtare të programit dhe statutit të frontit si dhe t’i konsolidoi këshillat e rrethit dhe ato popullore, ku përmes të cilëve do të përgatiten kushtet për mbajtjen e kongresit dhe legjitimimit të strukturave", ka theksuar Hasani, për të shtuar se në platformën e programit të frontit një vend me rëndësi do t’i kushtohet edhe aspekteve ekonomike.

"Në planin ekonomik do të luftojmë pa mëshirë, madje deri në zhdukjen totale të pabarazisë ekonomike dhe eksploatimin e egër të njeriut mbi njeriun", ka thënë Hasani.
Në planin politik, Fronti Popullor angazhohet për krijimin e vijave të reja gjeografike në Ballkan. Frontistët thonë se nuk duan as më shumë e as më pak se sa ajo që historikisht dhe politikisht u takon si popull, si shoqëri dhe si shtet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori