0Shares

Lideri komunistë shqiptar, Enver Hoxha, është përpjekur të joshte gruan e Ahmet Zogut, mbretëreshën Xheraldinë, shprehet Alfred Peza, autor i librit “Sarah”

Jemi në vitet ’30-’40 dhe ju ndodheni në një lokal me Sarah Blloshmin (mbesa e Ismail Qemalit, aristokrate e bukur dhe inteligjente, që u sulmua nga regjimi komunist si “agjente” e shërbimeve të huaja). Çdo bënit?

Do bëja atë që do bënte instikti i çdo mashkulli përballë femrës më të bukur të vendit të vet, të cilën nuk e ka përditë aq afër sa e kisha unë dhe e kam unë në këto çaste. Do mundohesha ti tërhiqja vëmendjen dhe të flirtoja me të. Nuk e di sesa do ia arrija!

Një nga njerëzit që shihej në shoqërinë e saj ishte Enver Hoxha…

Të gjithë ambiciozët e kësaj bote, e nisin nga fustanet rrugën e tyre drejt majës dhe është e pashmangshme që edhe Enver Hoxha të ketë flirtuar me Sarah Blloshmin, ashtu siç thuhet që ka flirtuar edhe me një nga princeshat. Ashtu siç do të flirtonte edhe me mbretëreshën vetë më prapa. Arsyeja? Vetëm e vetëm që t’i fitonte zemrën mbretit Zog, për të arritur ambicien dhe synimin e tij.

Ju thoni që Enver Hoxha është përpjekur që të joshi edhe mbretëreshën?

Po. Sepse në mendjen e ambiciozit shkon gjithçka dhe flirti me mbretëreshën është rruga më e shkurtër për të fituar vëmendjen e mbretit.

Mbretëresha e ka ditur gjithmonë raportin e Ahmet Zogut me Sarah Blloshmin…

Unë besoj se po. Është e pashmangshme…

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)