LAJMI I FUNDIT:

Enver Hasani për marrëveshjen Kurti-Vuçiq në Ohër: I lëvizi shtyllat e shtetësisë së Kosovës

Enver Hasani për marrëveshjen Kurti-Vuçiq në Ohër: I lëvizi shtyllat e shtetësisë së Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se marrëveshja mes kryeministrit, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka lëvizur shtyllat e shtetësisë së Kosovës.

Hasani tha se kjo e bën që Kosova përfundimisht është futur në një proces që do ta bëjë të prekshme kushtetutën materiale që ka nis të krijohet në mënyrë graduale gjatë procesit të dialogut.

“Është marrëveshje bazë që rregullon materien tërësisht kushtetuese dhe definon origjinën, organizmin dhe funksionimin e autoritetit publik sa i përket komunitetit lokalë serb, dhe raportin e këtij autoriteti publik me këta qytetarë serbë, që janë shtetas të Kosovës. Bëhet fjalë për materie, apo marrëdhënie shoqërore të autoritetit publik të cilat në pjesën ndërrmuese mbi 90 për qind i takojnë kushtetutës. Kjo rrethanë, e bën që Kosova përfundimisht është fut në një proces që do ta bëj të prekshme kushtetutën materiale që ka nis të krijohet në mënyrë graduale gjatë procesit të dialogut edhe më herët, por tash e bën të prekshme, pasi i ka lëvizë shtyllat bazike të shtetësisë së Kosovës”, tha Hasani në T7.

Fundi i gënjeshtrave të presidentit serb, Borrell dhe Escobar demantojnë Vuçiqin: Marrëveshja me Kosovën është obligative edhe pa nënshkrimin e saj
Lexo po ashtu Fundi i gënjeshtrave të presidentit serb, Borrell dhe Escobar demantojnë Vuçiqin: Marrëveshja me Kosovën është obligative edhe pa nënshkrimin e saj

Kujtojmë që marrëveshja Kosovë-Serbi ka hyrë në fuqi me deklaratën e Josep Borell të shtunën rreth mesnatës. Sipas BE’së ajo është ligjërisht obligative. Kështu e shohin edhe Emisari i SHBA’së Gabriel Escobar dhe ambasadori Christopher Hill.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori