LAJMI I FUNDIT:

Ende s’dihet kur takohet Dacic me përfaqësuesit e Luginës

Ende s’dihet kur takohet Dacic me përfaqësuesit e Luginës

Takimi i kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, me përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjes është dashur të bëhet në gjysmën e parë të korrikut, por ende nuk dihet se kur do të ndodhë. Kështu i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve, Beta, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Galip Beqiri.

Sipas Beqirit, dita e takimit midis kryeministrit të Serbisë Dacic dhe përfaqësuesve të shqiptarëve, në të cilin duhej të diskutohej Platforma shtatë pikëshe që e kishte miratuar Qeveria serbe në qershor, nuk ishte caktuar dhe ky supozon se ishte shtyrë për shkak të rekonstruktimit të paralajmëruar të Qeverisë së Serbisë, transmeton “Koha”.

Platformën që fillimisht kishte tetë pikë e kanë miratuar të gjitha partitë politike shqiptare nga Lugina në shkurt të këtij viti në zyrën e OSBE-së në Bujanoc. Platforma pastaj i ishte dërguar Qeverisë së Serbisë për deklarim.


Qeveria e Serbisë, në qershor miratoi këtë Platformë, ndërsa pikën e tetë e përfshiu në shtatë pikët e tjera të saj. /Telegrafi/