Site icon Telegrafi

Enca u thotë fansave se do ta publikojë këngën e re kur fotografia e saj të marrë 100 mijë pëlqime

(Foto: Instagram/Enca)

Ka kohë që Enca Haxhia e ka paralajmëruar këngën e saj të re që pritet ta sjellë me videoklip.

Kënga mban titullin “Dua”, ndërsa ishte raportuar se do të vinte këdo ditë.

(Foto: Instagram/Enca)

Enca e ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet duke kënduar, ndërsa ka nxitur një sfidë me fansat e saj.

“Do ta lansoj ‘Dua’ kur kjo fotografi t’i arrijë 100 mijë pëlqime”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Pritet të shihet se a do ta mbajë premtimin, duke qenë se shumë shpejt pritet që fotografia t’i kalojë 100 mijë pëlqime.

Lexo po ashtu Enca paralajmëron projektin e ri "Dua" (Foto)

“Ciao” është një prej këngëve të fundit që Enca e ka publikuar të shoqëruar me videoklip.

Videoja muzikore e kësaj kënge u lansua në muajin korrik dhe deri më tani është shikuar mbi 15 milionë herë. /Telegrafi/

Exit mobile version