LAJMI I FUNDIT:

Eliminimi i dy shprehjeve nga fjalori do t’ju bëjë shumë më të suksesshëm

Eliminimi i dy shprehjeve nga fjalori do t’ju bëjë shumë më të suksesshëm

Mënyra se si flisni jo vetëm se ndikon në mënyrën se si ju shohin tjerët, por ka potencial edhe ta formësojë sjelljen tuaj.

Zëvendësimi i një fjale apo fraze me një tjetër, mund ta bëjë krejt ndryshimin sa i përket asaj se sa i realizoni qëllimet tuaja, transmeton Telegrafi.


Të paktën kështu thotë Bernard Roth, profesor i inxhinierisë.

Në librin e tij të ri, Roth sugjeron se truqet linguistike mund t’ju bëjnë vërtet më të suksesshme. Këto janë dy më të lehtat:

1: Zëvendësojeni fjalën “por” me fjalën “dhe”

Ju mund ta keni shprehi të thoni, “Dua të shkoj në kinema ta shoh ndonjë film, por kam punë për të bërë”.

Në vend të kësaj, siç sugjeron Roth, provoni të thoni, “Dua të shkoj në kinema ta shoh ndonjë film, dhe kam punë për të bërë”.

2: Zëvendësojeni shprehjen “më duhet të…” me “dua të…”

Roth jua rekomandon një ushtrim të thjeshtë: Herët e ardhshme kur keni në mendje të thoni “më duhet të…”, ndryshojeni atë me shprehjen “dua të…”.

Ky ushtrim, sipas tij, është shumë efektiv për t’i bërë njerëzit ta kuptojnë se ajo çfarë bëjnë në jetët e tyre – përfshirë edhe gjërat e pakënaqshme – janë në fakt gjëra që i kanë zgjedhur vet.

P.sh., një nga studentët e Roth ndihej se duhej të shkonte në ligjëratat e matematikës që kërkoheshin në studimet e tij, pavarësisht se ai e urrente këtë lëndë. Por, pasi e kishte kompletuar ushtrimin, studenti e kishte kuptuar se ai vërtet donte të shkonte në lëndën e matematikës pasi që përfitimi i kryerjes së shkollës e mposhte pakënaqësinë e qëndrimit në lëndën e matematikës.  /Telegrafi/