LAJMI I FUNDIT:

Elezaj: Në Klinë nuk ka qytetar me coronavirus, jam i bindur që duhet të dalim nga karantina

Elezaj: Në Klinë nuk ka qytetar me coronavirus, jam i bindur që duhet të dalim nga karantina

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj po vlerëson se qeveria në detyrë do të duhej ta largonte nga karantina komunën që ai drejton. Sipas tij, me shuarjen e vatrës së parë në Klinë dhe moskonfirmimit të rasteve të tjera, ekzekutivi do të duhej të shqyrtonte këtë kërkesë.

Krahas kësaj, Elezaj për KosovaPress, u shpreh se gjitha masat preventive të ndërmarra nga niveli qendror po respektohet në Klinë.


“Në Klinë tani gjendja është e qetë, po thuajse nuk ka qytetarë të konfirmuar me coronavirus dhe vatra e cila ka qenë e para në Kosovë është shuar. Tani jemi të disiplinuar duke ecur në ditët në vijim”, thotë ai.

I pari i komunës së Klinës, thotë se qytetarët tani duhet të ruhen nga komunat fqinje që janë të prekura me Covid-19.

“Nga ana ime e vlerësimit edhe jam i bindur që ish dashur me u largu karantina. Mirëpo ne tani jemi pa coronavirus në komunën e Klinës, derisa komunat për rreth janë të gjitha të prekura. Malisheva, Gjakova, Peja të gjitha kanë raste të shumta. Është në interes të qytetarëve që të ruhemi tani ndaj komunave fqinje”, thotë ai.

Derisa thotë se janë furnizuar me masat mbrojtëse për të ballafaquar me COVID-19.

“Tani kemi marrë të gjitha masat dhe me mjete vetanake jemi duke u furnizuar me masa mbrojtëse dhe të gjitha ato që na duhet për të tejkaluar këtë situatë”, thotë ai.

Klina është njëri ndër qytetet e para që është prekur me pandeminë Covid 19, por që shtetasja e huaj që punonte në k ëtë komunë, së fundi ka rezultuar negativ me koronavirus.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori