Giuseppe Remuzzi, drejtori i Institutit për Kërkime Farmakologjike në Milano dhe një nga referentët kryesorë të vendit për këtë temë, deklaroi se SARS-CoV-2 paraqet një ulje të ngarkesës virale. Dhe thotë se nuk ka asnjë arsye për të bërë testime në masë ose për t’i mbajtur shkollat të mbyllura.
Giuseppe Ramuzzi, drejtori i Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike në Milano, njihet për seriozitetin dhe besueshmërinë e tij. Këtë herë, në një intervistë për Corriere della Sera tha që coronavirusi duket se po fiket vetvetiu, transmeton Telegrafi. Ai tashmë e kishte thënë atë në fillim të majit, por tani ai tregoi të dhëna që e vërtetojnë atë: “Ndiqni faktet. Kemi kaluar nga 80-120 pranime në ditë, të gjitha me vështirësi të mëdha në frymëmarrje, në zero pranime të reja spitalore për COVID-19”.
Siç shpjegoi ai, “mënyra se si manifestohet ka ndryshuar. Ndoshta ne po shohim një ulje të ngarkesës virale. Kur është shumë e lartë, sëmundja është zakonisht e rëndë. Tani nuk ndodh më, jo si më parë, të paktën.
“Tani virusi ndalet në traktin e sipërm të frymëmarrjes dhe nuk arrin më në alveolat e mushkërive, duke shkaktuar fatkeqësinë që kemi parë muajt e fundit. Kjo ndoshta është për shkak të një ngarkese virale më të ulët”, tha ai.
Kur u pyetën se pse ai po mbaron vetë, Remuzzi tha se “Në një moment, epidemia mbaron. Siç ndodhi me Sars”. “Nuk e di pse. Dhe kjo është një përgjigje e sinqertë. Askush nuk e di. Rreth fundit të viruseve, ekzistojnë vetëm teori, dhe asnjë shpjegim i vërtetuar shkencërisht”, shtoi ai.
Eksperti gjithashtu siguroi që testimi masiv nuk ka kuptim: “Numri i testeve duhet të jetë i kufizuar për arsye burimesh. Ato duhet të përdoren për qëllime specifike, të tilla si mbrojtja e punonjësve shëndetësorë, të moshuarve dhe njerëzve në kontakt të përhershëm me publikun”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar "një objekt të dyshimtë", ka njoftuar një komandant iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi