LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët të bindur, tregojnë pse nuk duhet të shqetësoheni se mund “ta merrni” coronavirusin nga ushqimi

Ekspertët të bindur, tregojnë pse nuk duhet të shqetësoheni se mund “ta merrni” coronavirusin nga ushqimi

Ekspertët e shëndetit thonë se nuk ka asnjë provë që coronavirusi mund të transmetohet përmes ushqimit.

Kështu së paku thuhet në një shkrim të publikuar nga CNN, i cili është publikuar pas raportimeve këtë javë që autoritetet kineze thanë se një mostër sipërfaqeje nga një grup i krahëve të pulës të ngrirë, të importuara nga Brazili, kanë dalë pozitivë në testin për coronavirus.


Por, siç thuhet në shkrimin e CNN, përcjell Telegrafi, nuk ka vend për frikë.

Po, virusi u zbulua në produktin ushqimor në qytetin kinez Shenzhen, sipas një deklarate të qeverisë komunale dhe zyrtarët nuk e emëruan markën.

Por rezultatet e provës për njerëzit që mund të kenë pasur kontakt me krahët e pulës deri më tani janë rikthyer negative, thuhet në deklaratë, dhe gjurmimi është duke u zhvilluar për produkte nga e njëjta markë që tashmë janë shitur.

Ndërkohë, një ekspert tha që testet e krahëve të pulës mund të kenë zbuluar materiale gjenetike nga coronavirusi i vdekur, i cili mund të shkaktojë rezultate pozitive false.

Në fund të fundit, shkruan më tej CNN: Mjekët dhe ekspertët e shëndetit kanë thënë vazhdimisht se coronavirusi nuk ka gjasa të transmetohet nga ushqimi.

Dr. Ian Williams, shefi i një dege të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili heton sëmundjet e “lindura” nga ushqimi dhe uji, tha më parë se nuk kishte asnjë provë që COVID-19 është “i dalë nga ushqimi ose nga shërbimi ushqimor”.

“Kjo (sëmundje) me të vërtetë është e frymëmarrjes, person në person”, tha Williams. “Në këtë pikë nuk ka asnjë provë me të vërtetë që na drejton drejt shërbimit të ushqimit (ose) ushqimit, si mënyra që e përcjellin epideminë”.

COVID-19 është përhapur kryesisht përmes pikave të frymëmarrjes kur një person i infektuar kollitet, teshtin ose flet kur ndodhen brenda dy metrave me një person tjetër, sipas CDC.

Kështu që mënyrat më të mira për të parandaluar përhapjen është duke mbajtur distancën, duke veshur maskë, duke larë duart dhe duke mbuluar një kollë ose teshtitje.

Siç shkruan më tej CNN, përcjell Telegrafi, çështja e Williams u ritheksua më vonë së fundmi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së dhe Departamenti i Bujqësisë i SHBA-së, i cili tha në një deklaratë të përbashkët në qershor se nuk ka “asnjë provë” që njerëzit mund të kontraktojnë virusin nga paketimi i ushqimit ose ushqimi.

Dhe së paku tani për tani, sipas CDC, është e mundur që ju të mund të prekeni nga COVID-19 duke prekur një sipërfaqe të kontaminuar, përfshirë paketimin e ushqimit, dhe pastaj të prekni fytyrën tuaj.

Andaj, ju mund të zvogëloni rrezikun duke larë duart tuaja me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda pas trajtimit të paketimit të ushqimit.

Kështu që, nuk ka gjasë që virusi të “vazhdojë” pas transportit, thotë OBSH dhe ekspertët ndërkombëtarë gjithashtu duket se janë dakord.

“Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga paketimi i ushqimit ose ushqimi ose nga përpunimi ose dërgimi i ushqimit”, tha të enjten Dr. Michael Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit.

“Nuk ka asnjë provë që ushqimi ose zinxhiri ushqimor po merr pjesë në transmetimin e këtij virusi, dhe njerëzit duhet të ndjehen të qetë dhe të ndjehen të sigurt”.

Gjithashtu OBSH tha më parë se është “shumë e pamundur që njerëzit të kontraktojnë COVID-19 nga paketimi i ushqimit ose ushqimi”, duke përsëritur se COVID-19 është një sëmundje e frymëmarrjes, e cila kryesisht përhapet nga njeriu në njeri.

Për më tepër, nuk ka të ngjarë që coronavirusi të transmetohet përmes mallrave të prodhuar diku tjetër, sipas OBSH-së.

“Edhe pse coronavirusi i ri mund të qëndrojë në sipërfaqe për disa orë ose deri në disa ditë (në varësi të llojit të sipërfaqes), nuk ka shumë të ngjarë që virusi të vazhdojë të qëndrojë në një sipërfaqe pasi të zhvendoset, bartet dhe ekspozohet ndaj kushteve dhe temperaturave të ndryshme”, citohet të ketë thënë OBSH.

Dhe nëse vazhdoni të jeni të shqetësuar, ka edhe një argument tjetër për këtë.

Edhe nëse coronavirusi do të “futej” në ushqimin tuaj, acidi i stomakut tuaj do ta vriste atë, sipas doktor Angela Rasmussen, një virologe në Universitetin e Columbia.

“Kur hani ndonjë lloj ushqimi, qoftë i nxehtë apo i ftohtë, ai ushqim do të zbresë drejt në barkun tuaj, ku ka një mjedis me aciditet të lartë, që do të çaktivizojë virusin”, tha ajo.

Në rastin e krahëve të pulave në Shenzhen, David Hui Shu-cheong, një ekspert i ilaçeve të frymëmarrjes në Universitetin e Hong Kong-ut, tha që ato ndoshta ishin të kontaminuara gjatë paketimit. Por kjo nuk do të thotë se ata janë infektivë.

Testet mund të merren me ARN – materialin gjenetik – të coronavirusit të vdekur, tha ai, i cili dihet se shkakton rezultate false në pacientët që janë rikuperuar nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori