Hekuran Doli, ekspert i sigurisë kibernetike, ka reaguar për sigurinë e ueb faqeve qeveritare.
Përmes një shkrimi në Facebook, Doli thotë se është shumë kritike siguria e tyre, pasi janë transferuar në një palë të tretë.
“Wooowww, certifikata *.rks-gov.net paska fluturu ne serverë të Azures. A keni ide sa kritike është siguria e certifikatës *.rks-gov.net? A e keni idenë çfarë përgjegjësie keni marrë mbi vete duke e transferu ‘private key’ në infrastrukturën e një pale të tretë”, ka thënë ai.
Ai ka pyetur zëvendësministrin Zafir Berisha i cili është edhe Koordinatori për Siguri Kibernetike, lidhur me sigurinë e rks-gov.
“KOS-CERT, Zafir, çka po lyp certifikata e RKS-GOV në https://bentenapp.azurewebsites.net? A nuk ish deshtë kjo me u siguru mire e mire brenda infrastrukturës qeveritare a?”, ka thënë Doli.