LAJMI I FUNDIT:

Eksodet tona të mallkuara?!

Eksodet tona të mallkuara?!

Zoti e historia thuajse na kanë mallkuar, që vazhdimisht të përballemi me eksodet (përndjekjet) tona të dhembëshme.

Kohëve të fundit, për ta siguruar ekzistencën e thjeshtë jetësore, jemi duke u ballafaquar e besa edhe tmerruar me largimin e mijëra kosovarëve drejt Evropës.

Shikuar nga aspekti historik, eksodet përherë kanë qenë të shkaktuara nga luftërat, terrori, dhuna dhe shtypjet ç`njerëzore të okupatorëve të ndryshëm që e sundonin e shkatërronin hapësirën tonë etnike.


Në Mesjetë, pas vdekjes së kryetrimit tonë Skënderbeut, fillojnë eksodet, të arbëreshëve në Itali e Dalmaci. Pas kryengritjes së Pjetër Bogdanit, përndjekja mori drejtimin kah Vojvodina (ku njihen si Bunjevcat, pjesëtar i të cilëve është këngëtari Zvonko Bogdani) etj. Më vonë pasojnë dyndjet për në Besarabi, Siri, Turqi. Egjipt, Amerikë etj.

Pas Kongresit të Berlinit (1878), serbizmi i djallëzuar përmes programit famëkeq të “Naçertanjës” dhe të SANU-së, filloi përndjekjen e madhe të shqiptarëve nga trojet e veta etnike. Ndërkaq, Konventa famoze serbo-turke, për dëbimin e shqiptarëve për në Turqi, e viteve të ‘30-ta, e 1956/7–shit (ende e papërmbyllur) e shekullit të shkuar, pati ndikuar në spastrimin e sanxhaqeve të tëra, si të Nishit, të Prokuples, të Beogradit, të Vranjes etj.

Të ju rikujtoj se “Eksodi`99” biblik ka qenë njëri ndër arsyet e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve okupuese serbe në Kosovë, për ta parandaluar etnogjenocidin tonë. Ndërsa, ky i tashëm është ikja nga kriminelët tanë qeveritarë, përkatësisht ikja nga uria e vdekja – mjerimi ynë!?

Moslejimi arbitrar i Qeverisë sonë të përkohshme në vitin 1999, të më se 150 mijë punëtorëve – të cilët stoikisht i kanë rezistuar dhunës shovene millosheviqiane – për t`u kthyer në vendet e veta të punës, ka qenë obligimi moral e shoqëror, por edhe e drejta kjo e garantuar me Konventat ndërkombëtare. E pastaj ndodhi punësimi vetëm i militantëve partiakë, të klanistëve e të familjarëve të tyre, si dhe veçimi i një grushti të njerëzve, matrapazëve dhe kriminelëve nga popullata e varfëruar dhe krijimi i dallimeve të mëdha sociale.

Pra, kapja, vjedhja, gllabërimi i pasurisë së popullit, mos kujdesja sociale etj., janë ndër shkaqet që kanë ndikuar deri tek kjo gjendje e mjerueshme dhe e patolerueshme jetësore, që po e shkakton eksodin masovik, këtë plagë të rëndë dhe të madhe të popullit e të shtetit.

Kurse, azilkërkuesit tanë të mjerë, në vend se t`i gëzohen festave të fundvitit në gjirin e ngrohtë familjar, pos që po mundohen e shpenzohen për të shkuar atje, fatkeqësisht pa ndonjë perspektiv të sigurt po heqin të zitë e ullirit nëpër kampet e ndryshme të Evropës.

Përndjekja mund të parandalohet edhe përmes kthimit të qindra milionave eurosh të popullit, të vjedhura nga pushtetarët, politikanët dhe matrapazët të tjerë, të parave të ”huazuara” të tre-përqindëshit, të “Vendlindjes thërret” dhe të “Emergjencës për Drenicën”, përvetësuesit e të cilave tash janë bërë pasanikë, biznesmenë, politikanë dhe qeveritarë të njohur. Kurse, futja e tyre në zhvillimin ekonomik, të hapjes së vendeve të punës, si dhe të sigurimit të jetës së denjë të popullatës së përvuajtur, dukshëm do ta përmirësonte gjendjen e tashme sociale.

Krahas kësaj do të duhej të funksiononte shteti, ekonomia, drejtësia, shëndetësia, mirëqenia, arsimi dhe aspektet tjera të shoqërisë sonë.

Pra, kemi përjetuar përndjekjet e shumta të përgjakshme e të mallkuara, por më përbuzësi, më i pakuptimti, më i tmerrshmi, më i dhembshmi, më tronditësi, më rrëqethësi, më i rëndi, më ç`njerëzori e më ç’kombëtari është ky i tashmi.

O Zot, deri kur më me eksodet tona të mallkuara?!

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori