LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive/ Futbollisti nga Lugina e Preshevës i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

Ekskluzive/ Futbollisti nga Lugina e Preshevës i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës është përforcuar edhe me një futbollist tejet cilësorë.

Fjala është për mbrojtësin preshevar, Fidan Aliti i cili me plot sukses po luan në kampionatin kroat tek Slaven Belupo.


Aliti më parë është aktivizuar në kampionatin zviceran me skuadrën e madhe Luzern, ndërsa ai ka luajtur edhe për Sheriff Tiraspol.

fidanii
Fidan Aliti i dyti nga ana e majtë në një ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë

Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, ish-anëtari i Kombëtares së Shqipërisë tregon për ftesën e Kosovës.

“Edhe zyrtarisht kam marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës që t’i bashkohem dhe për këtë jam shumë i lumtur”, shprehet fillimisht Aliti.

“Ky vendim i marrë nga unë nuk është kundër Shqipërisë që kam luajtur atë, por është për ta ndihmuar Kosovën. Kemi biseduar edhe me FSHF dhe jemi akorduar që unë të jem pjesë e Kosovës”, deklaroi mbrojtësi i talentuar i cili ka zhvilluar dy ndeshje për Kombëtaren shqiptare.

Kësisoj Aliti është në pritje për t’iu bërë pasaporta e Kosovës, pasi ai posedon vetëm të Shqipërisë dhe të Zvicrës.

“Jam në pritje të pasaportës së Kosovës, shpresojë që të më bëhet sa më shpejtë dhe të mund ta jap kontributin tim për Përfaqësuesen kosovare”.

Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

23-vjeçari luan në katër pozitat e mbrojtjes, derisa këtë edicion ka zhvilluar tetë ndeshje me skuadrën Slaven Belupo.

Aliti do të jetë futbollisti i parë shqiptar nga Lugina e Preshevës që do ta bartë fanellën e Kosovës.

“Është një krenari për mua që të jem futbollisti i parë nga Lugina e Preshevës që do e bartë fanellën e Kosovës. Do të mundohem ta jap maksimumin që ta prezantoj edhe Luginën në Përfaqësuesen e Kosovës. Lugina është Kosovë dhe shpresoj që pas meje të ketë edhe futbollist tjerë nga kjo pjesë e Kosovës që do t’i bashkohen Përfaqësueses më të re në Evropë”, tha Aliti për Telegrafin.

fidan-aliti111
Mbrojtësi preshevar Fidan Aliti sa ishte pjesë e Luzernit në kampionatin zviceran

Në fund Aliti ka deklaruar se Kosova ka një skuadër të mirë dhe se synon që të marrë rezultate pozitive me fanellën verdh e kaltër.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur deri në këto momente në karrierën e tij duke theksuar se do t’i bëjë krenar edhe më shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori