Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2012 nuk u rrit as sa parashikimet e qeverisë dhe as të dhënat e INSTATIT. Ekonomia Shqiptare është rritur vetëm me 0. 5 për qind gjatë vitit të shkuar. Në raportin e fundit të CIA në lidhje me treguesit ekonomik të gjithë vendeve të botës pasqyrohet edhe rritja e Prodhimit të Brendshëm për Shqipërinë e cila ka regjistruar 0. 5 për qind. Ndërkohë qeveria shqiptare kishte parashikuar një rritje ekonomike prej 3 për qind të GDP-së dhe mbi këtë fakt ka mbështetur edhe treguesit e tjerë.
Në analizën e fundvitit Instituti i Statistikave përgenjështoi shifrën e qeverisë, duke vlerësuar rritjen ekonomike në 1. 7 për qind. Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte paralajmëruar qeverinë që në fillim të vitit para së të hartohej buxheti duke i kërkuar të jetë realiste me treguesit ekonomikë dhe të llogariste rritjen ekonomike deri në 2 për qind.
Sipas Analizës zë INSTAT ekonomia shqiptare në tremujorin e katërt të vitit 2012 u rrit me 1.7 për qind kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012, u rrit me 0.1 për qind. Sipas të njëjtave të dhëna në këtë tremujor, degët që kanë pasur rritjet më të larta ishin posta dhe komunikacioni, industria dhe shërbimet e tjera respektivisht me 24 për qind, 7.8 për qind dhe 7.8 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011.
INSTAT në analizën vjetore pasqyron se degët që u para-qitën me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm dhe që ndikuan në tkurrjen e PBB-së ishin ndërtimi, transporti dhe tregti hotele e restorante respektivisht me 15.4 për qind, 8.4 për qind dhe 1.7 për qind.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012, me rritje u paraqit posta dhe komunikacioni me 6.3 për qind, transporti me 5 për qind. Industria dhe ndërtimi u shfaqën me rënie krahasuar me tremujorin paraardhës, respektivisht me 4.8 për qind dhe 1.4 për qind. Dega e bujqësisë për këtë tremujor u rrit me 6.1 për qind, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2011 dhe 1.6 për qind kundrejt tremujorit paraardhës, raporton Shekulli.
Ekonomia shqiptare ka vuajtur gjatë vitit të shkuar mungesën e investimeve të huaja si dhe uljen e djeshme të remitancave, dërgesave të emigrantëve.
Për periudhën 2010-2012 vlera e Investimeve të Huaja Direkte është më e lartë se vlera e Remitancave. Në vitin 2010 shënohet edhe diferenca më e lartë mes vlerës së remitancave si dërgesa të emigrantëve dhe vlerës së investimeve të huaja direkte. Në këtë vit remitancat shënojnë 690 milionë euro ndërsa IHD janë në vlerën 789 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert