Site icon Telegrafi

Ekipi i shpëtimit nga Izraeli, arrin ta nxjerr nga rrënojat turken 23-vjeçe – publikohen pamjet

Ekipet e shpëtimit që kanë arritur në Turqi nga vende të ndryshme të botës, po bëjnë të pamundurën që t’i nxjerrin gjallë qytetarët që kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Megjithatë temperaturat e ulëta po ua vështirësojnë në masë të madhe punën, ndërsa numri i viktimave nga çasti në çast po vjen duke u rritur, transmeton Telegrafi.

Deri më tani raportohet për mbi 11.200 të vdekur në Turqi dhe Siri, kurse Ankaraja njoftoi se vetëm në Turqi janë regjistruar 8.574 viktima.

Lexo po ashtu Deklarata skandaloze e përfaqësuesit të Dumës ruse për tërmetin që goditi Turqinë e Sirinë: Nuk jemi Kryqi i Kuq, nuk mund t’i ndihmojmë të gjithë

E një ekip i shpëtimit që u dërgua nga Izraeli, ka arritur ta shpëtojnë një 23-vjeçare nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Turqi.

Ushtria izraelite ka publikuar në Twitter momentet e shpëtimit të gruas turke.

“Për forcat mbrojtëse të Izraelit, nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa shpëtimi i jetëve të njerëzve”, thuhet përbri videos së publikuar në rrjetin social. /Telegrafi/

Exit mobile version