“Ne do të hyjmë në fushë dhe do ta japim maksimumin nga vetja jonë në këtë ndeshje, sepse na duhen tri pikët”, u shpreh për “Zërin” mesfushori i Hajvalisë, Azem Ahmeti, i cili është i vetëdijshëm se skuadra e Ismet Munishit nuk do të ketë punë aspak të lehtë përballë Gjilanit, i cili nuk di për humbje në tri xhirot e para.
Në fakt, skuadra e Sadat Pajazitit ka regjistruar tri fitore në po aq ndeshje, duke kryesuar në tabelë. Prandaj, ekipi gjilanas shkon në Hajvalia për ta vazhduar serinë perfekte të rezultateve.
“Është ndeshje shumë e fortë, Hajvalia është në krizë rezultatesh, por ne do të shkojmë për t’i fituar pikët. Shpresoj të dalim me pikë të plota nga kjo ndeshje”, tha për gazetën mbrojtësi i djathtë i Gjilanit, Besnik Krasniqi.
Gjilani pas tri xhirove të para i prin tabelës me 9 pikë të plota, ndërsa Hajvalia pas tre ndeshjeve është e fundit në tabelë, që nuk ka tubuar asnjë edhe një pikë. Ndeshjet tjera të xhiros së katërt do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.
Superliga – Java e 4-t
E premte
Hajvalia – Gjilani (16:00)
E shtunë
Feronikeli – Drenica (14:30)
Istogu – Liria (16:00)
E diel
Vushtrria – Trepça ’89 (16:00)
Besa – Prishtina (16:00)
Llapi – Drita (16:00)