Ekipet e emergjencës kanë shkuar me shpejtësi në aeroportin Heathrow pasi dy aeroplanë pasagjerësh janë përplasur në pistë.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi rreth orës 20:00 dhe përfshinte një fluturim Korean Air KE908.
Siç mësohet, njëri nga aeroplanët ka gërvishtur anën e një tjetër aeroplani, gjatë lëvizjes në aeroportin e Londrës.
Heathrow Airport emergency after 2 planes collide into each other on the groundhttps://t.co/qdx08RUGBd
— Ave Will (@avecozave) September 28, 2022
Aeroporti që atëherë ka konfirmuar se përplasja ka ndodhur, por tha se nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Is this normal for Heathrow? Got to be 4 or 5 different emergency service vehicle with blue lights flashing on the tarmac. pic.twitter.com/IkNmGkFTC4
— Steve Smith – Broke Britannia (@BrokeBritannia) September 28, 2022
Një dëshmitar okular postoi në Twitter se një aeroplan i Korean Air ishte përfshirë në aksident.
Fluturimi KE908 do të nisej në orën 19:35 për në Seul, Kore, por ende nuk është larguar nga aeroporti. /Telegrafi/