Moderatorja e nga Shqipëria, Einxhel Shkira u bë edhe më e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.
Përveç që u kthye në një prej banoreve më të diskutuara, Einxhel në shtëpinë e famshme gjeti edhe dashurinë e jetës.
Ajo dhe ish-banori nga Kosova, DJ Dagz krijuan një romancë brenda BBVA dhe kjo histori vazhdojë edhe jashtë saj.
Dyshja tashmë prej kohësh janë bërë edhe prindër të një djali dhe pikërisht përmes tij, Einxhel ka vendosur të uroj 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në një mënyrë mjaft të veçantë.
“Ta gëzosh përjetë Pavarësinë e Kosovës biri im! Ta duash e ta mbrosh si gjënë më të çmuar, tokën e bekuar, atdheun e trimave dhe identitetin tënd”, ka shkruar Einxhel sipër një foto ku shihet vetëm dora e djalit të çiftit pasi imazhin e tij ende nuk e kanë bërë publik.
Në postimin tjetër, Einxhel ka uruar Kosovën me një tjetër shkrim bashkangjitur me fotografin e saj teksa mban flamurin shtetëror.
“Urime Kosovë. Qofsh përherë e lirë dhe stoike me rritë bijtë e tu në gjirin tënd”, ka shkruar Einxhel. /Telegrafi/