Një foto sensuale që prezantuesja e njohur Einxhel Shkira postoi në Instagram nga seti “Joshja e fundit”, ngriti temperaturat në rrjetet sociale.
Si një vajzë që i jep rëndësi ndjenjës, ajo e ka shoqëruar foton me mbishkrimin ku shpreh hapur dhe filozofinë e saj, ndërsa e përshkruan veten kështu: “Ajo mund të jetë ndërtuar për të joshur, por është bërë për t’u dashur. Jemi krijuar që të dashurojmë e të na dashurojnë, e sido që të jemi apo të dukemi, dashuria i përket shpirtit, jo trupit”.
Në këtë muaj të dashurisë, moderatorja e një emisioni muzikor në radio “City Radio” 88.0 fm, që po përgatitet të rikthehet në ekran me një format të rrallë, rrëfen për gazetën “Panorama” sekretet e joshjes, mashkullin që bën për të, dhe peshoren ku anojnë dashuria dhe seksi.