Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka reaguar pas tentimit të arratisjes së Gjestit nga shtëpia e BBVA-s.
Aktorja pohoi se e kuptonte shumë mirë Gjestin, pasi edhe vetë kishte dashur ta bënte një gjë të tillë gjatë kohës sa ishte brenda garës.
“Vitin e kaluar doja të bëja një gjë të tillë, por pasi kuptova sepse mendja është për të kuptuar që po të kaloja murin do të bija sërish në rrethinat e ‘Top Channel’-it, nuk do ja mbathja dot, hoqa dorë nga ideja ime për të kaluar murin. Doja thjesht të arratisesha nga ai realitet. Kështu që e ndiej Gjestin, e kuptoj dëshirën e tij për t’u arratisur, sigurisht nuk kuptoj budallallëkun e tij për të mos kuptuar që ra prapë në ‘Top Channel’!”, deklaroi Egla përmes një video-reagimi të cilin e publikoi në Instagram.
Ndryshe, të mërkurën u raportua se Gjesti tentoi të arratisej nga shtëpia, për çka edhe në ato momente produksioni kishte fikur mikrofonat e banorëve të tjerë.
Gjesti kishte kapërcyer murin e oborrit, megjithatë kishte përfunduar në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, i cili është po ashtu është 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë.
Produksioni e riktheu atë menjëherë pasi është siguruar se gëzon shëndet të plotë.
Vëllai i Madh mbrëmë futi një zarf të zi pas veprimit të dënueshëm të këngëtarit dhe vendimi për të do të merret të shtunën. /Telegrafi/